Petrit Vasili: Ne nuk tërhiqemi, ndërsa dhuna përdoret nga ana e Kryeministrit

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk është opozita ajo që ushtron dhunë, por qeveria.

Vasili u shpreh se shqiptarët janë në shesh kundër qeverisë “Rama”, e cila është dhe shkaktarja kryesore e problemeve që kanë sot shqiptarët. Ne nuk tërhiqemi, tha Petrit Vasili.

Dhuna është në krahun e qeverisë. Të gjithë qytetarët shqiptarë kanë parë qartë dhunuesit, provokatorët, ata që janë përpjekur që të helmojnë qytetarët e Tiranës. Por protestuesit kanë të drejtë të dalin në shesh dhe të rrëzojnë këtë qeveri kriminal. Protestuesit nuk janë ata për dhunë, por janë aty që fajtorët për grabitjen dhe kriminalizimin e vendit të vihen përpara drejtësisë. Asnjë alibi nuk mund të ketë për këto sjellje dhe dhuna i takon vetëm Ramës. Ndaj do të ketë asnjë hap pas. Nuk ka dhunë që të ndalë protestat e qytetarëve. I bëj thirrje policisë që të heq dorë nga provokimet.  Ne protestojmë sepse Shqipëria nuk është e paqtë. Motoja është ajo që është motoja e të gjithë qytetarëve,: Rama ik”, -deklaroi Vasili.

Vasili deklaroi se protestat do të vijojnë çdo ditë, ndërsa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama dhe Policinë e Shtetit të mos provokojnë qytetarët që protestojnë paqësisht.

LEXONI EDHE …

SHKARKO APP