Petrit Vasili: Nuk mund të ketë “vijë të kuqe” mbi “vijën e kuqe” të Venecias!

Pas polemikave mes Ramës dhe Bashës për nenin 88 që po bëhet shkak për mosvotimin e Reformës në Drejtësi nga ana e opozitës, nuk ka duruar dhe ka dalë kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.  Ai doli në një konferencë për median sa i takon reformës në drejtësi.

Vasili e quajti krizë absurde që nuk mund të vazhdojë të mbajë peng reformën në drejtësi dhe e quajti fakt evident që mungesa e koherencës e faktorëve të caktuar politik vendas, por dhe ndërkombëtarë po e rrezikojnë këtë reformë.  Vasili kishte dy kërkesa: E para për PD duke i kërkuar ti drejtohet Brukselit lidhur me rekomandimin 88, dhe e dyta nga Brukseli duhet të jap garanci se do të hapë negociatat për anëtarësim edhe nëse reforma në drejtësi kalon pa opozitën .

Sipas Vasilit “çështja e rekomandimit 88 rezulton çështje e pazgjidhur”

Vasili: “Duhet dhënë fund përsëritjeve të vazhdueshme të njëjtave konferenca shtypi që ruajnë në distancë dallimet e pakapërcueshme. 

Meqënëse siç është thënë dhe vazhdon të thuhet nga BE në mënyrë të veçantë në Tiranë se Brukseli ka vendosur vija të kuqe mbi vijat e kuqe të Venencias vlerësoj se duhet dhënë fund përsëritjes së vazhdueshme të të njëjtave konferenca shtypi që ruajnë në distancë dallimet e mëdha të  pakapërcueshme.

Përfundimisht, opozita, pra PD, mendoj se duhet ti kërkojë në mënyrë të qartë Brukselit të shprehen lidhur me pretendimet e saj dhe të kërkojë e të gjejë  një zgjidhje të pranueshme me pozitën për këtë cështje të vetme që pengon konsensusin. Dhe nëse BE dhe opozita nuk dakortësohen për këtë çështje, dhe për një zgjidhje të pranueshme për të gjithë spektrin politik, pra ata forca politike që do të marrin përgjegjësinë e madhe për ta votuar reformën pa opozitën dhe për të gjetur dhe vota të ndershme individuale për të plotësuar ata vota që kërkohen në parlament për të miratuar këtë reformë, përpara se ta bëjnë këtë është e domosdoshme, është detyrim madhor, që BE në nivele më të larta institucionale në Bruksel do të duhet të na garantojë se  ne duhet të ndërmarrim këtë hap të njëanshëm.

Pra do ti hapin negociatat për anëtarësim në BE edhe nëse dialogu politik do të ndërpritet pasi ky veprim i njëanshëm sigurisht e çon në ndërprerjne e dialogut politik.-tha Vasili.

Në fakt dalja e Vasilit ka bërë që mesazhi politik ti shkojë me shumë kryeministri Rama, i cili për hir të nenit 88, po sjell trazira të prishme, ku ka informacione se PD-ja do të nis daljen nga parlamenti nëse neni 88 nuk bëhet sipas Venecias. Pra do të bëjë djegien publike të mandateve të deputetit. Pas kësaj do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

LSI e lëshoi një silurë sot me anë të Petrit Vasilit. Varet ku dhe kur do shperthejë!

 Konferenca e plotë për shtyp e Zv.Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

Jemi në këtë komunikim së bashku sigurisht për të ndarë disa vlerësime që lidhen me momentin e veçantë dhe delikat ku ka hyrë reforma në drejtësi dhe që ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ecurinë e mëtejshme të saj.

Në vlerësojmë se kriza absurde e rekomandimit 88 nuk mund të vazhdojë të mbajë peng të gjithë Reformën në Drejtësi dhe të gjithë korpusin e saj.

Megjithëse siç dihet procesi i Reformës në Drejtësi ka nisur për një kohë tepër të gjatë dhe është bërë një punë e madhe, LSI shpreh pakënaqësinë e saj për mosrealizimin e reformës të paktën dy muaj më parë, kur në tavolinë e politikës dhe Parlamentit ekzistonte në formën e tij përfundimtare opinioni final i Komisionit të Venecias.

Kjo zvarritje, e cila komprometon afatet e fundit të miratimit, është sigurisht e papranueshme dhe jo vetëm mund te dështojë të mirat e reformës, por edhe në rast se këto të mira do të arriheshin pa opozitën, ekziston pikëpyetja e madhe lidhur me legjitimitetin e reformës dhe të institucioneve të reja të shumë që dalin si pasojë e zbatimit të saj.

Është një fakt evident që mungesa e koherencës së faktorëve të caktuar politik, vendas, por edhe ndërkombëtarë, po rrezikon këtë reformë, që shqiptarët e kërkojnë me ngulm dhe me shumicë, por që e kërkojnë po kështu edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët e duan stabilitetin e Shqipërisë, por sigurisht duan akoma më shumë të ardhmen e saj europiane.

Është fare e qartë për të gjithë dhe opozita është përbetuar politikisht se do ta votojë reformën dhe unë besoj e vlerësoj se ky është një sukses i rëndësishëm politik, pasi ajo ka pranuar në këtë mënyrë të gjithë ndryshimin e thellë dhe rrënjësor të sistemit aktual të dështuar të drejtësisë.

Por opozita, siç është bërë publike nga vetë ajo, insiston për një çështje të vetme, që ka të bëjë me garancitë për moskapjen e sistemit dhe kjo në parim është një kërkesë legjitime e saj.

Pikërisht për këtë arsye edhe në emër të këtij parimi, ajo këmbëngul te rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias dhe duhet të kujtoj këtu edhe një gjë të ditur publikisht. Komisioni i Venecias, sikurse e kemi pranuar të gjithë, është i vetmi institucion që mund të përcaktojë standardet ndërkombëtarisht të pranuara të reformës, apo ndryshe siç thuhet me termat e rinj të ditëve të fundit të përcaktojë pra vijat e kuqe të reformës.

Por, meqenëse siç është thënë dhe vazhdon të thuhet nga BE në mënyrë të veçantë në Tiranë se Brukseli ka vendosur vija të kuqe mbi vijat e kuqe të Venecias, vlerësoj se duhet dhënë fund përsëritjes së vazhdueshme të të njëjtave konferenca shtypi, të cilët në distancë ruajnë të njëjtat distanca dhe të njëjtat dallime dhe diferenca të mëdha e të pakapërcyeshme.

Përfundimisht opozita mendoj se duhet të kërkojë në mënyrë të qartë Bashkimit Europian në nivele më të larta në Bruksel të shprehen lidhur me pretendimet e opozitës dhe të kërkojë e të gjejë një zgjidhje të pranueshme me mazhorancën për të vetmen çështje që e pengon konsensusin.

Dhe nëse BE dhe opozita nuk dakordësohen për këtë çështje dhe për një zgjidhje të pranueshme për të gjithë spektrin politik, pra për të gjithë ato forca politike që kanë përgjegjësi dhe që do të marrin përgjegjësinë e madhe për ta votuar reformën pa opozitën dhe për të gjetur sigurisht edhe vota të ndershme, individuale për të plotësuar ato vota që kërkohen ë Parlament për ta votuar këtë reformë, përpara se të bëjnë një veprim të tillë është e nevojshme, e domosdoshme, është një detyrim madhor që Bashkimi Evropian në nivelet më të larta institucionale në Bruksel do të duhet të na garantojë, që megjithëse ne do ta ndërmarrim këtë hap të njëanshëm, pra do t’i hapim negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE edhe nëse dialogu politik do të ndërpritet. Pasi ky veprim i njëanshëm e çon në ndërprerjen e dialogut politik.

Këto garanci janë të domosdoshme pasi bëhet fjalë për hedhjen e një hapi shumë të rëndësishëm, ndaj të cilit ne duhet t’i japim garanci të plota shqiptarëve që po ndërmarrim këtë pasi kemi edhe garancitë që ky hap do të çojë në një hap tjetër shumë të rëndësishëm, siç është ai për hapjen e negociatave, pra për ecjen përpara të procesit të integrimit europian në mënyrë të sigurt.

Sigurisht që lidhur me këtë qëndrim të opozitës lidhur me tashmë të shumënjohurin rekomandimin 88, dhe të trajtuar gjerësisht, opozita edhe pas zgjidhjes së këtij pretendimi të saj lidhur me interpretimin e këtij rekomandimi, do të vazhdonte të ishte refraktare, pra do të vazhdonte të mos e jepte konsensusin e saj. Sigurisht ne si LSI jemi edhe për mbajtjen e një referendumi për miratimin e Kushtetutës, pasi në këtë mënyrë, duke iu drejtuar shqiptarëve për shkak se opozita shqiptare në mënyrë të njëanshme edhe duke u zbatuar rekomandimi 88 përsëri nuk do ta jepte dakordësinë e saj, referendumi do të ishte një instrument normal kushtetues për të ecur përpara me miratimin e reformës.

Përmbledhtas ky është një vlerësim dhe një qëndrim i yni politik lidhur me ecurinë e reformës dhe procesit që lidhet me të deri në momentin që ne flasim, duke kujtuar edhe një herë, që jemi vërtetë në një krizë kohe dhe qashtu sikurse është thënë shumë herë, dhe minutat janë të çmuara, pasi koha e përdorur por edhe shpërdoruar është tepër e madhe dhe është në kurriz të procesit dhe ët miratimit të tij edhe me legjitimitet, edhe me integritet, por edhe një proces që është i tëri kushtetues dhe i pastër nga fillimi në mbarim.

 Pyetje nga gazetarët

Rekomandimi 88 ka futur në ngërç reformën në drejtësi. Për këtë çështje ka reaguar sot përmes një letre të hapur ish- ambasadori Ryerson, drejtuar deputetëve të PD-së, që të mos sillen si kukulla, por të udhëheqësit të tyre për ta cituar drejt. A keni një koment në lidhje me këto deklarata?

Dhe se dyti, nëse PD nuk propozon asnjë amendim deri në ditën që drafti do shkojë në parlament, LSI do e votojë reformën në drejtësi?

Ju me pyetjen tuaj të parë, vërtetë një pyetje interesante, pasi na solli në kujtesën tonë personazhe që sigurisht do të donim t’i harronim për shkak të rekordeve të tyre shumë negative dhe tragjike në të shkuarën, por megjithatë në respekt të pyetjes tuaj, unë do të vlerësoja me modesti. Ne nga Ryerson nuk presim këshilla për reformën në drejtësi. Sigurisht nga ai presim ndjesë për sjelljet flagrante të tij. Tashmë të fiksuar në memorien e shqiptarëve. Sigurisht jo diplomatike, si edhe përçarëse. Shantazhuese ndaj opozitës të vitit 1992 në atë kohë. Duke u kthyer ky ambasador në një zëdhënës të Berishës në tribunën e PD-së, por edhe jo vetëm duke nxitur edhe burgosjen e opozitës, rrahjen e saj, persekutimin e saj dhe sigurisht roli i tij ka qenë i qartë , evident në sytë e të gjithë publikut dhe ka qenë një demonstrim i pa cipë në shkelje të çdo lloj mandati.

Meqë lidhet me reformën në drejtësi mund të kujtohet se ishte Berisha dhe Ryerson që kanë bërë reformë historike në thonjëza të drejtësisë që njihet si “reformë e plepave” dhe ju këtë nuk e keni harruar. Pasoja shumë të rënda, të cilës i kanë sjell në këtë nivel kaq kritik të drejtësisë. Kjo është një arsye themelore, shumë parimore. Ryerson është njeriu i fundit, që mund të jepte këshilla për reformën në drejtësi. Dhe ky duhet të ishte i pari që nuk duhet të lodhej së kërkuari ndjesë, për këtë dëm shumë të madh që ajo u solli shqiptarëve me këtë reformë të plepave dhe në momentin kur ata ushqenin shpresat më të mëdha për një shtet demokratik, për një drejtësi të vërtetë dhe një drejtësi të pa kapur dhe të painfluencuar nga pushteti.

Sigurisht lidhur me këtë çështje dhe këtë personazh. Kemi një qëndrim fare të qartë lidhur me këtë prononcim të tij. Ky ambasador vite më parë në emër të anti-komunizmit stimuloi, mbështeti, nxiti krijimin e një Republike Totalitare, pasojat e të cilës kulmuan në vitet tragjike 1997.

Dhe sigurisht nuk mundet kurrën e kurrës që në emër pikërisht të një tjetër anti, nga anti-komunizmi në emër të anti-korrupsion, të rikrijojmë një Republikë tjetër Totalitare dhe pastaj të dëgjojmë këshillat e radhës të Ryerson për zgjidhjen e radhës.

Ndaj këshilla më e dobishme në këtë rast do të ishte që t’i japin fund deklaratave të tilla dhe në mungesë të kurajës për të kërkuar ndjesë, gjë të cilën nuk e ka bërë, as nuk e bën dhe mesa duket s’do ta bëjë, besoj se administrimi i pensionit të tij do të ishte një veprim i logjikshëm për të, edhe për familjen e tij pasi raportet e tij me politikën dhe politikën shqiptare kanë qenë dhe mbeten ogurzeza dhe jo ogurmira.

Lidhur me pyetjen e dytë tuajën, unë besoj se e kam shtjelluar në pjesën e parë të komunikimit me ju. Tashmë LSI ka miratuar në parim, nen për nen dhe në tërësi draftin e reformës së paraqitur në të cilën është lënë hapësira edhe në Komisionin e Reformës për të diskutuar dhe për të gjetur hapësira për zgjidhjen edhe të problemeve që lidhen me Rekomandimin 88. Dhe sigurisht në përfundim të këtij negocimi sepse ai është një proces i papërmbyllur, do të jetë salla e parlamentit pastaj që do të zgjidhë.

Por gjithsesi, në rast se ky rekomandim do të mbetet pa zgjidhje, pra do të jetë një rekomandim që do ta mbajë jashtë procesit opozitën, gjë të cilën ne nuk e urojmë, pasi një zgjidhje më e fortë, një reformë më e fortë do të ishte një reformë e cila do të ketë një mbështetje më të gjerë dhe duke pasur një mbështetje më të gjerë, është sigurisht edhe më solide. Por sigurisht siç e thashë edhe në deklaratën time në fillim të këtij komunikimi me ju, është shumë e domosdoshme që ne të kemi të gjithë këtu , të gjithë faktorët politikë që do të marrin përsipër një votim të tillë, garanci, të rëndësishme nga institucionet më të rëndësishme dhe nivelet më të larta të institucioneve në Bruksel, që procesi që pason, shumë i rëndësishëm në emër të të cilit ne po ecim shpejt me reformën për marrjen rekomandimit pozitiv dhe hapjen e negociatave për anëtarësim, do të jetë një proces i sigurt.

Ju keni një kërkesë për opozitën që t’i drejtohet Brukselit për çështjen e paragrafit 88 dhe një kërkesë për Bashkimin Europian që të na japë garanci që negociatat do të hapen. Keni një kërkesë për kryeministrin Rama sepse ai është aktori kryesor në këtë lojë?

Dhe pyetja e dytë, nëse sot do të ishte afati i fundit i negociatave, 20 votat e LSI si do të shin në Parlament?

Ti marrim çështjet me radhë. Së pari ne nuk i kërkojmë Partisë Demokratike që t’i drejtohet Brukselit. Sugjerojmë, që ky është qëndrimi që ajo mund të ndërmarrë. S’mund as t’i kërkojmë as t’i imponojmë. Është indipendente në qëndrimin e saj. Përsa i takon kryeministrit Rama, nuk kemi çfarë t’i kërkojmë kryeministrit Rama.

Kryeministri ka qenë u qartë. Edhe kur është shprehur sigurisht në mënyrë figurative për “vijat e kuqe”, ai ka thënë qartë që “vijat e kuqe” janë vënë nga Brukseli. Dhe ne prandaj i sugjerojmë Partisë Demokratik që ta sqarojë në Bruksel këtë çështje të vijave të kuqe, dhe kryeministri Rama është shprehur qartë që në rast se Brukseli ka qëndrime apo vë “vija të kuqe” siç i mendon ai, qoftë edhe mbi “vijat e kuqe” të Venecias, ai thjesht dhe vetëm zbaton vullnetin tij. Kështu që nuk mund t’i kërkohet kryeministrit Rama më shumë se kaq. Përsa i takon votave të LSI, ju e keni tashmë të njohur qëndrimin e LSI, pasi këtë qëndrim të LSI ne nuk kemi nevojë që ta rikonfirmojmë.

Në momentin kur të dyja palët qëndrojnë në pozicionet e tyre, njëri kërkon rekomandimin 88 dhe tjetri nuk e kërkon, a ka një sugjerim apo mendim që keni që mund të gjendet një zgjidhje e përbashkët për kalimin e këtij ngërçi?

Unë besoj që është shumë i qartë, që është shumë i qartë dhe shterues në raportin me rekomandimin 88. Praktikisht në Tiranë kjo çështje rezulton një çështje e pazgjidhur. Besoj këtu jemi shumë të qartë dhe meqenëse Kryeministri Rama me shumë të drejtë ka thënë që vijat e kuqe ku nuk mund të kapërcehet përtej tyre, Brukseli i ka vendosur si të tilla dhe këto vija të kuqe janë mbi vijat e kuqe të cilat përcakton Venecia në rekomandimin e saj, sugjerimi ka qenë dhe mbetet që PD e cila është një mbështetëse dhe e fuqishme dhe kërkon sigurisht interpretimin tjetër themelor, dhe ndodhet përpara këtyre vijave të kuqe të pakapërcyeshme që lidhen me Brukselin, duhet t’i kërkojë atje në Bruksel, pasi janë ata që vendosin vijat, ata bëjnë interpretimin dhe ata po ta gjejnë të arsyeshme vendosin vija të reja. Ne nuk mund të japim asnjë zgjidhje tjetër përsa i takon LSI-së si forcë politike.

A ka ndryshuar diçka nga qëndrimi i z. Meta pak ditë më parë që Shqipëria nuk e ka luksin ta votojë reformën nga opozitën?

Nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimet e z. Meta, të cilat ju keni pasur mundësi që t’i ndiqni në mënyrë të vazhdueshme. Ne kemi mbajtur qëndrimin e vazhdueshëm parimor që çdo vendim i madh politik, duhet të ketë motivim të shëndoshë dhe solid politik para se të merret. Ndërsa çështja e qëndrimit me opozitën ka qenë të bëhet gjithçka që të kemi një reformë me një mbështetje sa më të gjerë sepse kjo do të ishte sigurisht edhe një reformë edhe me besueshmëri të lartë dhe me legjitimitet të plotë, gjë të cilën nuk e kemi thënë vetëm ne, e ka thënë në mënyrë të veçantë edhe faktori ndërkombëtar, dhe ky qëndrim koherent i vazhdueshme i cili ka qenë i tillë që në krye të herës, edhe kur ka pasur paqartësi edhe nga mjaft faktorë politik edhe vendas, por edhe të huaj, dhe vazhdon të mbetet një qëndrim koherent edhe tani. Dhe ju e shikoni që pikërisht në këto drejtime themelore po ecën edhe çështja e zgjidhjes politike në Shqipëri dhe e cila konfirmon shumë, pothuajse në mënyrë identike dhe qëndrimet koherente të LSI-së dhe të z. Meta si kryetar i saj dhe si Kryetar i Parlamentit në ndjekjen specifike që ai ka në rolin e tij si Kryetar i Parlamentit për të siguruar një legjitimitet të plotë të kësaj reformë dhe në pikëpamjen kushtetuese.

A është anashkalim i Parlamentit një mekanizmi zhbllokues i gjithë kësaj situate të vështirë politik me emërimin e anëtarëve në procesin e vetingut?

Besoj që edhe procesi i procesit të vetingut edhe gjithë çështjet që lidhen me të, nuk janë çështje që lidhen me një interpretim politik që unë nuk mund ta bëj me ju. Është çështje e të njëjtit rekomandimi 88, i cili ezauron edhe këtë çështje dhe kërkon interpretimin përkatës në rast se ka interpretime dhe mundësi të reja.

 

SHKARKO APP