Petrit Vasili: Porti i Durrësit, fakti i radhës i përdorimit të parajsave fiskale dhe dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se është plotësisht dakord me qendrimin shumë të fortë të SHBA kundër përdorimit të parajsave fiskale, që po shkatërrojnë Shqipërinë. Si shembull, Vasili sjell në vëmendje portin e Durrësit, për të cilin thotë se është fakti shumë i rëndë i radhës i përdorimit të parajsave fiskale dhe dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama dhe rilindja.
Sot u publikuan fakte të reja sa i takon kompanisë që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit. Kompania vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë.
Postimi i plotë i Vasilit: