Petrit Vasili: Propozimi i LSI për ministrin ishte vullneti i fermerëve

Nuk ka vonuar asnjë ditë Petrit Vasili në emër të LSI-së që të falenderoj ministrin e Financave Arben Ahmetaj për vendimin e tij duke patur parasysh kerkesën e grupit parlamentar të Ilir Metës. Ja se çka thënë sot Vasili:

Vasili: Pranimi i pagesave në dorë është një ndihmë për fermerët 

Vasili: Propozimi ynë ishte vullneti i fermerëve. Fermerët nuk do të jenë më pre e sekserëve 

Vasili: Fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve. Bujqësia është sektor jetik për ekonominë kombëtare

Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim,Petrit Vasili, e cilëson pranimin e pagesave në dorë për shit-blerjet e prodhimeve bujqësore një ndihmë tejet të madhe për fermerët. Në një prononcim për mediat Vasili thekson se propozimi i LSI-së shpreh pikërisht vullnetin e fermerëve shqiptarë.

“Pranimi i pagesave në dorë është një ndihmë për fermerët. Propozimi ynë ishte vullneti i fermerëve. Fermerët nuk do të jenë më pre e sekserëve”, tha Vasili.

Duke e vlerësuar sektorin e bujqësisë si jetik për ekonominë shqiptare, z. Vasili theksoi se fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve bujqësore.“Fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve. Bujqësia është sektor jetik për ekonominë kombëtare”, tha Petrit Vasili, Kryetar i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

SHKARKO APP