Vasili: Rama po mbjell erën, por do korrë furtunën

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në facebook, shprehet se kryeministri Edi Rama me erën që po mbjell, me nismat që ka ndërrmarrë në Kuvend, do të korrë furtunën.

”Edi Rama është sot kundër popullit, kundër ligjit, kundër zgjedhjeve të ndershme, kundër paqes, kundër shpresës, kundër qetësisë dhe mirëkuptimit. Edi Rama është sot pro korrupsionit, që i mbush xhepat, pro kriminelëve që grabisin votat, pro shkatërrimit të pronës që qytetar,ve, pro dhunimit të njerëzve të thjeshtë, pro varfërisë pro braktisjes së Shqipërisë nga të rinjtë. Prandaj asnjë s’e dëgjon më Edi Ramën”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama po mbjell eren, por do te korre furtunen! Edi Rama me ca Lej Fenë te vegjel po lodhen shume qe te krijojne nje puhizë ere mashtrimi e demagogjie ne nje Shqiperi te tronditur rende, te zemeruar, te vjedhur, te plackitur por qe sot eshte e gjitha ne kembe e revoltuar, reaguese e papajtueshme dhe e pa kthim ne sfiden per tu ndare kjo e keqe.

Edi Rama eshte sot kunder popullit, kunder ligjit, kunder zgjedhjeve te ndershme, kunder paqes, kunder shpreses, kunder qetesise dhe mirekuptimit. Edi Rama eshte sot pro korrupsionit,qe i mbush xhepat, pro krimineleve, qe grabisin votat, pro shkaterrimit te prones se qytetareve, pro dhunimit te njerezve te thjeshte, pro varferise, pro braktisjes se shqiperise nga te rinjte. Prandaj asnje s’e degjon me Edi Ramen!

Prandaj asnje s’e beson më Edi Ramen! Prandaj asnje nuk ja var me Edi Rames! Edi Rama ne hallin pa rrugedalje te nje mije fajeve,qe ka mbi kurriz, po lodhet kot qe te mbjelle erën,e pashmangshme eshte qe do te korrë furtunen.

SHKARKO APP