Petrit Vasili: Shqipëria digjet, Rama krihet dhe hap ekspozita
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili doli sërish sot në një konferencë për shtyp për të denoncuar atë që ai e quan pastrimin më të madh të parave që po bëhet në Shqipëri.
Kreu i deputetëve të LSI, denoncoi dhe sjelljen e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet këto ditë në Gjermani për të hapur një ekspozitë personale. Vasili u shpreh se është anormale dhe jashtë çdo përgjegjshmërie politike dhe qytetare që kreu i një qeverie të përdorë postin për aktivitete private. Vasili përdorin shprehjen “Shqipëria digjet, Edi Rama krihet dhe hap ekspozita”, duke ju referuar shfaqjeve luksoze të kreut të qeverisë në sallonet e artit në Gjermani.
“Ti je Kryeministri i ekspozitave, ekspozitave të hapura me paratë lavatriçes së krimit, me paratë e pista, ato para të pista të paguajnë dhe tek ekspozitat, paguajnë që e tërë familja jote me sojë e sorollop të ndodhet aty edhe të gëzojë dhe të qetësohet dhe të zbavitët, ndërkohë që shqiptarët përplasen me borën dhe me kohën e keqe dhe ndërkohë që institucionet e qeverise gjermane kanë folur qartë dhe prerë. Dihet që krimi ka marrë me PPP, me koncesion qeverisjen dhe rendin, por i jemi mirënjohës qeverisë gjermane që i hoqi e i çori maskën dhe nëpërmjet këtij libri, këtyre 3 P-ve, pra PPP-ve që ka marrë krimi i shtoi dhe një P të katërt që është Partneri kriminal“,- tha Vasili.
Duke iu referuar sërish librit gjerman me titull “Partner kriminel në aleancën strategjike”, që përmban fakte tronditëse dhe alarmante për pastrimin e parave të pista në Shqipëri, Vasili tha se Rama duhet të largohet.“Ti kryeministër duhet të largohesh, je kryeministër i hapjes së ekspozitave me para të pista. Ndërkohë që institucionet e drejtësisë gjermane kanë folur qartë dhe prerë, krimi ka marrë me PPP këtë vend”,- tha ai.
VIDEO/Deklaratë e plotë për media e Kryetarit Të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/595248107602166/