Petrit Vasili: Skandal, për 2.2 km jepen 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një deklarate për mediat tha se ndërtimin e “Unazës së Re” është një nga grabitjet më të frikshme.

Vasili thotë se kjo rrugë në kushte normale dhe përmes një gare mund të kushtonte 10 milionë euro dhe jo 40 milionë për 2,2 kilometra.

“Dua të ndaj me qytetarët një skemë, që ndodh në sytë e prokurorisë dhe rëndon në shtëpinë e qytetarëve. Ndërtimi i Unazës së Re është një grabitje skandaloze. Ky segment kushton 40 mln euro. Pra me një mestare rruge 19 milionë euro për një kilometër. Është një rrugë që do të plotësohet. 2,2 km rrugë është ndarë në tre copa të vogla.  Kjo është një hajdutëri nga më të frikshmet. Kjo rrugë me çmimet normale do të kushtonte 1o milion apo 12 milionë. Këta nuk bëjnë garë ndërkombëtare. Kjo është një rrugë plotësuese. Kjo është një mega-grabitje”, tha mes tjerash Vasili.

Video/Konferenca për shtyp e kryetarit të grupit parlamentar të LSI

Petrit Vasili, deklaratë për tenderin e Unazës së Re

SHKARKO APP