Pezullohen zgjedhjet në Tiranë, reagon kandidati Florjan Binaj

Dekreti i presidentit Bajram Begaj për të caktuar një datë zgjedhjesh për Bashkinë e Tiranës, u konsiderua jo kushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese, që unanimisht pezulloi zgjedhjet në këtë bashki.

Sakaq, kandidati i opozitës, Florjan Binaj në një reagim, thotë se kurdo që të mbahen zgjedhjet, ata do të marrin pjesë me vullnet për ndryshimin.

”Miqtë e mi, zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri atëherë ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve. Flori”,-shkruan Binaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?