Piktori i mirënjohur Pashk Përvathi promovon librin e tij “Rrugëtimi im”
Piktori i mirënjohur shqiptar, Pashk Përvathi, sonte ora 18.00, në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar, promovon librin e tij “Rrugëtimi im”.
Po kush është Pashk Përvathi në një “rrugëtim” të vogël mediatik (në libër ai e shpjegon vetë).
Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, me 27 Shkurt te vitit 1958.
Që në fëmijëri ushqen pasion për pikturën.[nevojitet citimi] Në moshën 21-vjeçare paraqitet për herë të parë në Ekspozitën Kombëtare në vitin 1979 me peizazhin “Vjeshtë në Manati” përkrah piktorëve më të njohur të vendit. Në vitin 1983 çel edhe ekspozitën e tij të parë vetjake.[nevojitet citimi] Gjatë viteve 1986-1990 studion ne Akademinë e Arteve në Tiranë.
Mbas përfundimit te Akademisë se Arteve, është pjesëmarrës ne shume ekspozita personale dhe ne grup ne qytete te ndryshme te Shqipërisë, kryesisht ne Tirane.
Vepra te tij sot janë prone e koleksionistëve ne Evrope, Amerike dhe Azi. Ne fondin e Galerisë Kombëtare te Arteve ka tre vepra.
Me datën 6/12/2006 Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoron piktorin Pashk Përvathi me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.
Në Tetor të vitit 2010 fiton çmimin “Abdurahim Buza” në pikturë.
Është fitues i çmimit “KULT” duke u shpallur nga Akademia “KULT” si ARTISTI PAMOR I VITIT 2011 për krijimtarinë me të mirë në artet figurative.
Me 17 shkurt 2014 shpallet fitues i edicionit te 6-të të çmimit “Gursel Sulejmani” në Ferizaj, Kosovë.
Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Urdhri “MJESHTËR I MADH”.
Është autor i shumë ekspozitave personale në pikturë të hapura brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sot jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij krijuese në qytetin e Lezhës, njeri pasionant për artin, të bukurën e jetës, i pa kompromis me të keqen dhe një nga piktorët shqiptar që ka bërë histori.