Protestë e jashtëzakonshme e opozitës kundër Ramës
Protesta e sotme e opozitës mund të cilësohet si më e madhja që është zhvilluar në vend. Ende pa shkuar drejtuesit e opozitës në sheshin kryesor të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit u mbush në çdo cep të tij, duke nisur nga sheshi “Nënë Tereza” dhe deri në sheshin “Skënderbej”.
Numri i shqiptarëve që kanë dalë në shesh kundër kryeministrit Edi Rama mund të thuhet me saktësi se ishte më i madh se në çdo tubim tjetër që është zhvilluar në Tiranë.
Pjesëmarrja masive mbetet mesazhi më i rëndësishëm që shqiptarët i dhanë sot qeverisë “Rama” dhe ndërkombëtarëve.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi deklaruan gjatë protestës se nuk tërhiqen derisa Edi Rama të dorëhiqet si kryeministër, duke krijuar një qeveri zgjedhore. Por kërkuan dhe ndryshimim e krejt sistemit politik në Shqipëri, pasi ky sistem është sistem i kalbur.
Protesta minutë pas minute
ORA 21: 20 –Në mbyllje të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dërgoi një mesazh edhe për aleatët ndërkombëtarë, duke nënvizuar se opozita është e gatshme të sakrifikojë gjithçka. “Mesazhi i sotëm është i qartë dhe i prerë ndaj miqve dhe aleatëve tanë dhe ndaj kundërshtarëve dhe armiqve të demokracisë se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Nuk do ta lejojmë kurrë despotizmin antievropian, të cilët kanë kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin tonë drejt Evropës. Sot japim këtë mesazh të qartë dhe të vendosur. Këtë betejë e nisëm për Shqipërinë si gjithë Evropa dhe tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.
Pamjet madhështore nga protesta në Tiranë (VIDEO)
Pamje që vijnë nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, tregojnë mijëra shqiptarë janë bashkuar në protestën kombëtare të opozitës. Mijëra drita janë ndezur në bulevard duke ofruar pamje madhështore.
ORA 20:40- Protesta e opozitës sot deri më tani nuk ka patur incidente serioze, përveç disa momenteve kur u hodh bojë në drejtim të Kryeministrisë. Organizatorët e protestës janë kujdesur për të shmangur konfrontimet me policinë. Në mënyrë simbolike gjatë kohës që Lulzim Basha mbajti fjalimin e tij, protestuesit kanë hapur një flamur të madh të bashkuar, të Shqipërisë dhe BE-së. “Janë dy flamuj të mëdhenj të hapur në protestë. Flamuri kombëtar dhe ai i BE. Mesazhi është se shqiptaret janë te bashkuar, përtej bindjeve politike, me kauzën e opozitës për zgjedhje te lira e te ndershme, për te vendosur ata me vote te lire qeverinë dhe jo krimi, për te hapur dyert e mbyllura prej 6 vjetësh”, thekson PD.
Protestuesit nisen drejt Parlamentit
Në orën 20:30 pas fjalimit të Lulzim Bashës, protestuesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Parlamentit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në protestën kombëtare të opozitës deklaroi se sot shqiptarët i dhanë mesazhin Edi Ramës.
“Shqiptarët folën, Rama ik”,- deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Kryedemokrati deklaroi se sot kemi në pushtet një kryeministër që ka vjedhur shqiptarët dhe po shkatërron vendin. Braçe dhe Balla bëjnë sikur nuk shohin pjesëmarrjen e qytetarëve: Nuk ka protestë
ORA 20:01- Në kulmin e protestës së opozitës, kur pjesëmarrja masive është një fakt i padiskutueshëm, drejtues të rëndësishëm të Partisë Socialiste kanë zgjedhur të provokojnë qytetarët. Erion Braçe dhe Taulant Balla, dy njerëzit kryesor në hierarkinë e PS thonë se protesta nuk ka pjesëmarrje masive. Në fakt, mjafton të shihen televizionet edhe ato pro qeverisë për të kuptuar se sot është tubimi më i madh i opozitës.
ORA 20: 18 –Në protestën e opozitës, grupet e të rinjve demokratë kanë organizuar disa mënyra të protestuari. Janë ngritur balona me mbishkrimin “Rama Ik”, të cilat kanë fluturuar në qiell. Një formë tjetër proteste ishin edhe tepsitë jo vetëm me mbishkrimin Rama ik, por edhe me një foto të kryeministrit duke ngrënë makarona. Disa përfaqësues të forumeve rinore të PD-së kanë vendosur këmbët mbi tepsinë me foton e kreut të qeverisë.
ORA 20:09- Në kulmin e protestës së opozitës, kur pjesëmarrja masive është një fakt i padiskutueshëm, drejtues të rëndësishëm të Partisë Socialiste kanë zgjedhur të provokojnë qytetarët.
Erion Braçe dhe Taulant Balla, dy njerëzit kryesor në hierarkinë e PS thonë se protesta nuk ka pjesëmarrje masive. Në fakt, mjafton të shihen televizionet edhe ato pro qeverisë për të kuptuar se sot është tubimi më i madh i opozitës.
ORA 20:05 –Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në protestën kombëtare të opozitës deklaroi se sot shqiptarët i dhanë mesazhin Edi Ramës.
“Shqiptarët folën, Rama ik”,- deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Kryedemokrati deklaroi se sot kemi në pushtet një kryeministër që ka vjedhur shqiptarët dhe po shkatërron vendin.
“Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, Europa dhe gjithë bota, shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri, me një mesazh të prerë dhe të vendosur: bëjeni ta dëgjojë gjithë bota.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Ky është mesazhi, kjo është aspirate që I ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt për herë të 6 në këtë shesh”,- delaroi kreu i PD.
Berisha: Cunam i paparë, Rama fshihet në tunelet e Bizës! (VIDEO)
ORA 20:00- Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës së opozitës. Duke publikuar momente nga protesta, ai shkruan se ky është një cunam, që ka detyruar Ramën të fshihet në tunelet e Bizës. “Cunam i papare kurre me pare! Nderim qindra mijra kryengritesve te pamposhtur! Rama Ik! Fitore! Sb Dridhet, lebetitet, tmerrohet kakistokracia. Rama ne tunelet e Bizes!”, shkruan Berisha.
Monika Kryemadhi: Dhuna i shton jetën Ramës
ORA 19:40- Në nisje të marshimit të saj drejt kryeministrisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se, pjesëmarrja në protestë është masive, ndërsa shtoi se sot jemi më evropianë se kurrë. Para gazetarëve Kryemadhi është shprehur se shqiptarët nuk janë viktima, por është kryeministri Edi Rama. Më tej Kryemadhi u shpreh se shqiptarët nuk e meritojnë të ikin nga vendin, por meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Ne sot në atë shesh me ato qindra dhe mijëra shqiptarë protestojnë dhe për ata socialistë që janë të pamundur të vijnë aty, për policët, për administratën publike që ndihet e kërcënuar, mësuesit e mjekët. Ne jemi sot për të treguar që jemi qytetarë, që jemi të vendosur në rrugën tonë, që jemi më të vendosur se kurrë. Jemi këtu sepse e duam vendin. Ne sot më shumë se kurrë tregojmë që jemi europianë. Dëshira për të qenë anëtarë të BE është shumë më shumë se çdo flamur politik. Për mua protesta e ka arritur qëllimin e saj. Çdo ditë e më shumë qytetarët shtohen, deklaratat në favor të opozitës shtohen. Deklaratat qaramane të kryeministrit… Dua të them që të mos vazhdojë të provokojë qytetarët, t’i lërë të protestojnë në mënyrë qytetare dhe të largojë provokatorët. Iu bëj thirrje shqiptarëve të distancohen nga çdo akt dhune sepse viktima nuk është Rama por shqiptarët, ata që kanë ikur. Çdo dhunë që bëjmë i japim pikë Edi Ramës. Ai ka ikur, e mori përgjigjen e tij. Ai e di shumë mirë që ka ikur. Ai e di shumë mirë se dhuna i shton jetën atij. Qëndresa e qytetarëve shqiptarë është goditja më e madhe për Edi Ramën. Sot kjo protestë madhështore, entuziaste është çlirim shpirtëror. Dialogu ynë është një dialog kombëtar. Ka të bëjë me shqiptarët jo individët”, deklaroi kryetarja e LSI.
Kryemadhi ka dalë në protestë me një parullë të shkruar në bluzën e saj, me mbishkrimin “Here I am”.
ORA 19:07: Policia e Shtetit por edhe Garda ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme. Policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë. Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë. Nuk dihet nëse do të ketë dhunë në protestën e sotme por kujtojmë se në 5 protestat e kaluara ka pasur dhunë ndaj institucioneve dhe gaz lotsjellës e forma të tjera të përdorura nga policia.
ORA 19: 05 Kreu i PAA, Agron Duka deklaroi për Report TV, se opozita po lufton për një kauzë të drejtë teksa deklaroi se është kundër dhunës pavarësisht se zemërimi popullor nuk mund të menaxhohet lehtë. “Ne luftojmë për një kauzë të drejtë dhe përveçse janë dokumentuar që zgjedhjet janë të vjedhura, politika është e lidhur me krimin. Edhe unë kam të njëjtin apel. Jemi kundër dhunës. Nuk është shumë e lehtë për arsye të zemërimit popullor”, deklaroi Duka.
ORA 18:50 -Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një prononcim për RTV Ora u shpreh se forca politike që ai përfaqëson i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve nga ana e policisë. Gjithashtu Braimllari theksoi se qytetarët nga rrethet janë penguar nga bashkitë përkatëse që të marrin pjesë në protestë duke i shoqëruar në komisarit dhe duke i bërë presion.
Mesazhe paqeje nga protestuesit. Të rinjtë me shirit të bardhë para policisë
ORA 18:30 – Pak minuta para nisjes së protestës, zbulohen detaje të reja nga skenari i opozitës. 300 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë në shenjë paqeje. Ata do të pozicionohen pra kordonit të policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe dhunës.