Plas humori në rrjetet sociale pas betimit te noterja te Arta Vorpsit
Sapo doli lajmi se kandidatja për anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, të cilën Rilindja e emëron anëtare kushtetuese, kurse Presidenti nuk e ka dekretuar, pasi njeh Marsida Xhaferllarin si gjyqtare në këtë gjykatë, në rrjetet sociale ka plasur gallata.
Nuk ka patur asnjëherë kaq komente ironike, tallje e përbuzje sa në rastin në fjalë.
Mjafton të shikosh rrjetet sociale dhe sidomos komentet në facebook sa asnjë estradë profesioniste nuk do të kishte shkaktuar kaq shumë humor sa akti i betimit të Arta Vorpsit te noterja.
Gazetari dhe humoristi Ismet Drishti shkruan:
“Fillimi i mbarë – gjysma e punës! Do i sugjeroja të betohej: Më rëntë pika dhe për kokë të mamit, në mënyrë që të besohej nga gjithë”.
Ndërsa gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi shkruan:
-“Do iki dhe unë te noterja… me një firmë ç’a nuk bëhet”.
-Po shkoj te noterja në lagje të bëhem gjyqtar në Apel!- thotë një komentues I.L.- Po nxitoj!
-Prit aman se po shkoj dhe unë për t’u bërë kryetar bashkie në Vlorë! Kam një notere kusherirë, po shkoj të betohem!- përgjigjet Anila S. nga Orikumi.
-Po bëhem, drejtor tatimesh!- shkruan një vajzë nga Durrësi- Kam noteren shoqe të ngushtë.
-Unë po zgjidhem gjyqtar në gjykatën e lartë! Te noterja jam, – shkruan Marsian Marku.
Dhe kështu humori nuk ndalon pas aktit komik të Arta Vorpsit.