Plas humori në rrjetet sociale për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën
Dje ishte protesta e opozitës, ku për hir të vertetës kishte dhjetra e dhjetra mijëra qytetarë kundër kryeministrit. Nuk kishte vetëm opozitarë, por edhe socialistë të varfëruar dhe mashtruar nga qeveria Rama.
Lulzim Basha pasi shikoi masivitetin e njerëzve kishte mundësi të mbaronte dje punë me “regjimin” e kryeministrit, por kushedi se pse i ra nja tre herë Tiranës rreth e rrotull në këmbë dhe në fund i shpërndau te oborri i selisë blu. Të gjithë prisnin se do rrethohej kryeministria ose do futeshin në oborrin e Kryesisë së Kuvendit (përballë kryeministrisë) dhe me pas nuk do iknin derisa Kryeministri Rama të jepte dorëheqjen.
Por jo! Basha i shpërndau. Ndonëse masiviteti bëri bujë rrotull globit dhe ia rrëzoi imazhin pozitiv që kishte ngritur me sponzorizime kryeministri. Zëri Amerikes, BBC, New York Times, Deutsche Welle, Euronews, Washington Times, Rainnews, ZDF,etj e dhanë live protestën.
Dhe prisnin dje rrethimin e “kryeministrit të krimit”, por jo. Protestuesve iu tha “faleminderit” dhe ikën. Kishte edhe nga ata që thonin nëpër dhëmbë se “sot do ta përmbysnim Ramën, herë tjetër nuk vij ma se i lashë lekët në furgona!”.
Nga ana tjetër kryeministri Rama ndodhej me ministrin Klosi në Berat. Fliste para simpatizantëve të tij, por sytë dhe veshët i kishte në Tiranë. Sa herë fliste në Berat shikonte Blendi Klosin në sy dhe sikur pyeste “A hynë në kryeministri protestuesit?!”. Dhe kur mori vesh se Basha filloi rrotullimin e tretë në këmbë nëpër Tiranë, tha “Shpëtova!”.
Dhe filloi të kendojë mes fëmijëve si fëmijë që nuk ia morën “akulloren”.
Rrjetet sociale po bëjnë kërdinë me të dy. Shikojeni dhe gjykoni!