Plas në Itali hetimi për ndeshjet
Futbolli italian është goditur nga një tjetër skandal i rëndë, duke përfshirë hetimin e 64 personave mes tyre disa prej presidentëve më të njohur të Seria A dhe Seria B. Guardia di Finanza ka nisur hetimet dhe po bën sekuestrot e pasurive dhe sendeve të tjera për 64 presidentët, lojtarët apo përfaqësues të tjerë të klubeve italiane.
Hetimi është nisur dhe drejtuar nga prokuroria e Napolit, me prokurorët, Danilo De Simone, Stefano Capuano dhe Vincenzo Ranieri, të koordinuar nga prokurori i Republikës Vincenzo Piscitelli.
Hetimi është kompleks dhe është bërë në 35 shoqëri futbollistike në Serinë A dhe B, në qindra subjekte të tjera dhe ka nisur që në vitin 2012.
Presidentët nën hetim. Mes presidentëve apo të deleguarve të skuadrave të hetuar nga Prokuroria e Napolit dhe që ka dërguar në sekuestrimin e 12 milionë eurove është, Presidenti i deleguari Milanit, Adriano Galliani, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, Presidenti i Lacios, Claudio Lotito, ish-presidenti i Juventusit, Jean Claude Blanc.
Mes lojtarëve është nën hetim Lavezzi, ish-lojtari Hernan Crespo. Mes të përfshirëve nën hetim është edhe Alessandro Moggi. Guardia di Finanza është duke bërë një kontroll edhe në selinë e Milanit. Ata kanë shkuar atje rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit.
Lojtarët që janë marrë nën hetim janë:
Gustavo German Denis, Juan Fernando Quintero, Adrian Mutu, Ciro Immobile, Matteo Paro, Hernan Crespo, Pasquale Foggia, Antonio Nocerino, Marek Jankulovski, Cristian Gabriel Chavez, Ignacio David Fideleff, Ivan Ezequiel Lavezzi, Gabriel Paletta, Emanuele Calaiò, Cristian Molinaro, Rios Pabon, Diego Alberto Milito.
Menaxherët nën hetim janë: Alessandro Moggi, Marco Sommella, Vincenzo Leonardi, Riçardo Calleri, Umberto Calaiò, Leonardo Adrian Rodriguez, Fernando Osvaldo Hidalgo, Ives Alejandro Mazzoni, Edoardo Luis Rossetto.