Vlorë, plas protesta për orarin e muzikës. Përplasje mes policisë dhe protestuesve, ka të shoqeruar në Komisariat

Vlora nuk qetësohet. Operatorët turistikë, restorantet dhe baret e Vlorës kishin paralajmëruar se nëqoftëse se qeveria nuk i lejon të punojnë në këto ditë të verës, kur mund të fitojnë diçka nga turizmi, atëhere ata do jenë të falimentuar.

Dhe nëse nuk ka përgjigje, do të dalin në protesta.

Mëqënëse qeveria nuk pranoi kërkesën e tyre, ata dolën në protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjitha nisi nga protesta e ndërmarrë nga operatorët turistikë përgjatë zonës së Lungomares në Vlorë. Këta të fundit, pas orës 22:00, që përkon dhe me orarin për ndalimin e muzikës, vendosën në sfond, kolonën zanore të Himnit Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operatorët në këtë pjesë të qytetit, ditët e fundit kanë paralajmëruar protesta, pasi janë kundër orarit aktual të lejimit të muzikës. Ata kërkojnë zgjatje të saj, pasi sipas tyre, kjo masë ka ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e biznesit, në këtë periudhë të vitit, ku dhe qyteti frekuentohet nga qindra turistë vendas e të huaj.

Mësohet se ka disa të shoqeruar nga policia. Edhe në mesnatë protesta vazhdoi para komisariatit të policisë.

 


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?