Plas sherri politik mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfiton pala maqedonase
Shqiptarët nuk bashkohen për të marrë votat e elektoratit shqiptarë në Serbi, Mal të Zi dhe së fundmi edhe në Maqedoninë e Veriut, çka sjellë humbjen e shumë votave.
Në Serbi në komunat shqiptare u shamatuan me njeri tjetrin duke mos dalë me një sigël, por sejcili donte të ishte “bajraktar”.
Në Mal të Zi i njëjti fenomen. Por kjo që po ndodh në Shkup tregon se sa të pa kulturuar dhe sa interesazhinjë janë politikanët, duke bjerrë interesat e shqiptarëve.
Ndërkohë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut filloi pasditen e së premtes seancën për shkarkimin e dy ministrave nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, me kërkesë të ish-kryetarit të kësaj partie, Ziadin Sela, pas përplasjeve me kreun aktual, Arben Taravari. Krahu i drejtuar nga zoti Taravari vendosi që t’i bashkohet opozitës shqiptare për zgjedhjet e pritshme në pranverë dhe kjo po shkakton përçarje brenda partisë. Koalicioni qeverisës ka një shumicë të brishtë në parlament, por duket se i arrin votat e nevojshme për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Ministrat e Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu pritet të shkarkohen nga parlamenti pasi u rreshtuan me zotin Taravari lidhur me vendimin e tij për t’iu bashkuar opozitës shqiptare në zgjedhjet e pritshme në pranverë.
Krahu i Ziadin Selës ka propozuar për ministër të ri të shëndetësisë Ilir Demirin, mjek – infektolog dhe drejtor aktual i Spitalit të Tetovës dhe për ministër të Shoqërisë Informatike, Naim Bajramin, ish-zëdhënës i partisë.
Kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi shpjegoi detyrimet ligjore sa i takon shkarkimit apo zëvendësimit të ministrave të një subjekti politik në qeveri:
“Në bazë të Nenit 94 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut kam kompetenca kushtetuese që para Kuvendit të parashtroj propozimin për sdhkakrikm të anëtarit/ëve të qeverisë për çka vendos Kuvendi. Që në fillim dua të theksoj se propozimi për shkakrikim e ministrave nuk ka të bëjë me aspektin profesional të përgatitjeve të tyre. Unë kam respekt të veçantë duke pasur parasysh se i kam dhe bashkëvendas (nga Gostivari) dhe në vazhdimësi i kam përcjellë dhe e njoh përgatitjen e tyre profesionale. Forca e ligjit thotë se nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të qeverisë; dhe kjo është arsyeja bazë për të cilën propozimi (për shkakrikim) ndodhet para jush”, tha zoti Xhaferi.
Për shkarkimin dhe miratimin e ministrave të rinj nevojitet shumica prej 61 deputetëve nga 120 sa ka parlamenti. Shumica parlamentare, sipas bashkërenduesit të ligjvënësve të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Adnan Neziri, i ka votat e nevojshme për këtë.
“E kemi shumicën dhe kjo punë do të kryhet sot, ndërsa procedura varet nga kohëzgjatja e fjalimeve të deputetëve”, tha zoti Neziri në një konferencë shtypi.
Mbi tridhjetë deputetë janë paraqitur për fjalim lidhur me çështjen.
Nga ana tjetër, krahu i zotit Arben Taravari mbrëmë në Kumanovë u mblodh në një tubim me përkrahës dhe delegatë të Kuvendit të partisë për të konfirmuar vendimin e kreut të Aleancës për bashkimin në koalicion me partitë e opozitës shqiptare të cilat përbëjnë atë që njihet si Lëvizja Evropiane për Ndryshim.
Zoti Taravari tha se delegatët zyrtarisht vendosën që partia t’i bashkohet opozitës, por krahu i zotit Sela thotë se në takim nuk kanë marrë pjesë shumica e nevojshme e delegatëve dhe vendimin e quan jolegjitim. Ky krah pritet që nesër mbrëma në Shkup ta mbledhë Kuvendin e partisë për të marrë vendime të mëtutjeshme.
Zoti Ziadin Sela dhe krahu i tij, përfshirë gjashtë nga tetë ligjvënësit e Aleancës për Shqiptarët si dhe ministri i Drejtësisë, thonë se janë shpërfillur të gjitha organet drejtuese të partisë, teksa idea e tyre ishte që partia të dilte e vetme në zgjedhjet e 8 majit.
Përplasjet në Aleancën për Shqiptarët filluan pas një takimi në Prishtinë të thirrur nga Kryeministri Albin Kurti me drejtuesit e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë edhe zoti Taravari, partia e të cilit vazhdon të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në Shkup. Pak ditë pas këtij takimi zoti Taravari e njoftoi vendimin në Facebook për bashkim me opozitën.
Përplasjet e thelluan edhe më tepër në mes drejtuesve dhe eksponentëve të lartë të partisë, ndërsa u njoftua edhe për një incident fizik në mes aktivistëve të saj. Më pas, në oborrin e shtëpisë së Arben Taravrit u gjet një plumb, si mesazh kërcënues për jetën e tij, ndërsa autoritetet e rendit nuk e kanë zbuluar ende autorin e kësaj vepre.
Sidoqoftë, përçarjet brenda Aleancës për Shqiptarët duket se do ta dëmtojnë vetë partinë dhe sipas një pjese të analistëve ajo mund të shkojë drejt shuarjes. ASH-ja aktualisht është partia e dytë më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pas BDI-së.
Pra në vend që të bashkohen për të marrë sa me shumë deputetë në parlamentin e Maqedonisë, krerët zihen dhe lënë kokrrën e namit në sytë e botës.