“Plasi në PS!”, Paloka: Ata që kanë votuar çdo pisllëk të Ramës po bëjnë sikur rebelohen

“Plasi “mosbindja” në PS”, kështu është shprehur nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, teksa komenton reagimin “kundër rrymës” të deputetit socialist Adnor Shameti për listat e hapura.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se “të gjithë ata që kanë votuar çdo pisllik dhe gomarllik të Ramës, papritur vendosën “të rebelohen” ndaj tij.”

“Plasi “mosbindja” në PS. Ata që kanë votuar çdo pisllik dhe gomarllik të Ramës, papritur vendosën “të rebelohen” ndaj tij, njësoj si “opozita” parlamentare! Nesër pritet deklarata e Elisës, po këtë herë jo në rolin e Mamicës po atë të Hamzait! “Do e tradhtojë” dhe ajo “Skenderbeun” e saj e do ju bashkohet jeniçerëve… dmth Selami Jenicerit të “opozitës” parlamentare !Ec e mos mendo pastaj që Rama është legen”, shkruan Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme, deputeti i PS-së Adnor Shameti u shpreh se mbështetet kërkesën e opozitës parlamentare për lista të hapura dhe sidomos pikën ku ndalohen koalicionet. Ndërkohë që Edi Rama dhe PS kanë nënshkruar marrëveshjen e përfunduar me opozitën e reale për miratimin e reformën, deklaratat e deputetëve “rebelë” tregojnë se Edi Rama është penduar për marrëveshjen dhe kërkon ta sabotojë atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?