Plasi sherri në Parlament. Edi Rama: Nuk ua japim “vendet e rezervuara” !

Seanca e parlamentit ka sherr të madh mes Kryeministri Rama dhe ish-ministrit Flamur Noka. Me pas dolën dhe një pjese e deputetëve të PD-së. Deputetët demokratë tentuan të bllokojnë me forcë kryeministrin Rama, pasi ai i cilësoi si “një tufë” pa çoban. Me përpara kryeministri kërkoi nga opozita të votojë Reformën në Drejtësi, pasi e kërkojnë interesat e Shqipërisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Drafti është bërë nga të huajt theksoi kryeministri, ndaj nuk ka asnjë gisht PS, LSI dhe as PD. Por më pas kryeministri theksoi prerë se ” vendet e rezervuara” as mos i mendoni se nuk ua japim”.

Duke folur për grupin parlamentar të PD-së kryeministri u tha se jeni pa indentitet dhe si një tufë. Në këtë moment deputetët e PD-së bllokuan podiumin e Kuvendit, çka u desh ndërhyrja e Gardës së Republikës. Drejtuesja e seancës Valentina Leska mënjëherë ndërpreu seancën.

Me kryesorja e asaj çka tha kryeministri kishte të bënte se nuk lëshon më asnjë hap tek Reforma për “vendet e rezervuara” në kupolën e drejtësisë. “Nuk ua japim”- tha Rama.

Kjo e komplikon debatin politik, pasi PD-ja e ka si kusht ” vendet e rezervuara” për votimin e Reformës. Pas ndërprerjes së seancës doli deputeti  Taulant Balla i cili tha se kjo ishte një skemë e selisë blu që të krijonin këtë situatë problematike për të bllokuar parlamentin e për të shkuar në bojkot. Pra nuk duan që të vijnë në sallë deputetët që të votojnë reformën. Me pas seanca rifilloi. Prapë me sherre. Edi Paloka kërkoi që të mblidhet Byroja për të dënuar kryeministrin Rama për fyerje ndaj deputetëve demokratë.

Ndërsa kryeministri Rama i përqeshi për këtë kerkesë të tyre. Sherri vazhdon.

Ja se çfarë deklaroi Rama që irritoi PD-në 

Edi Rama: Pajisja e famshme nuk është asgjë tjetër vetëm një pajisje për trajnimin e forcave policore dhe që ka qenë nga sekonda e parë deri në sekondën e fundit në dorën e partnerëve. Nëse ju mendoni se Italia mike është përshfirë në një platformë të përbashkët përgjimi për t’i thotë çfarë i thotë Saliu Lulit,  çfarë i thotë Luli Saliut dhe si ankohet Jozefina Saliut dhe si qahen se pse ka ngelur partia në dorë të Lulit  atëherë i jepni shumë rëndësi vetes. Italia nuk ka nevojë tju përgjojë. 

Është kaq evidente sa e do Jozefina, Lulin dhe sa të gatshëm do ishit për tja marrë shpirtin njëri-tjetrit  por kështu që keni ngelë një tufë e vogël s’keni ça të bëni. Tufë e vogël e gatshmë për të ngrënë njëri tjetrin

SHKARKO APP