(Foto) Plasin djegiet dhe protestat te Unaza e Re, qytetarët bllokojnë rrugën

Banorët e zonës së “Astrit” kanë zhvilluar sot protestën e radhës kundër vendimit të qeverisë për prishjen e banesave nga ndërtimi i Unazës së Re. Banorët kundërshtojnë vendimin dhe masën e dëmshpërblimit që është përcaktuar nga qeveria.

Ditën e sotme në nisje të protestës së tyre ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili u ka dhënë mbështetje të gjithanshme. Ai tha se PD do të jetë në krah të banorëve dhe se “çdo formë protestë e atyre që mbeten pa shtëpi mbi kokë është e ligjshme”.

Ndërkohë që banorët kanë vazhduar protestën duke bllokuar rrugën. Gjithashtu banorët u kanë venë flakën disa gomave duke e bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Policia nuk ka ndërhyrë në momentin e protestës, por duket se do të ndjek të njëjtën skemë që ndoqi dje. Pas protestës forcat e rendit shoqëruan një numër të madh banorësh në komisariat. Por pavarësisht kësaj banorët thonë se nuk do të tërhiqen nga protestat duke kërkuar që qeveria dhe Bashkia tu japë dëmshpërblim të plotë.

Protestuesit janë zotuar që të mos tërhiqen, bile janë gjithë sy e veshë që nëse ndonjë ministër i Ramës kalon aty me makinë ta marrin peng. Situata po acarohet nga dita në ditë.

Video/Pamje nga protesta e banorëve 

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/803562883322679/

Lajme të tjera për këtë argument:

SHKARKO APP