Zoti Edi Rama: Po nga PS pse e përjashtuat Saimir Tahirin?

Dje kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama e mbrojti hapur ish-ministrin dhe kryetarin e PS-së së Tiranës, Saimir Tahirin. Akuzoi prokurorinë si e ndikuar politikisht në këtë akuzë si dhe deklaroi se do të votojë kundër arrestimit të Saimir Tahirit.

Deri këtu jemi në lojën e PS dhe të qeverisë për ti thënë publikut se kemi garanci se nuk ka asnjë fakt për Saimir Tahirin në dosjen Habilaj. Kjo pranohet në politikë. Pranohet edhe ndër radhët e miqësisë apo shoqërisë së vjetër Rama-Tahiri. Gjithnjë flasim kur Edi Rama ka bindjen se nuk ka asnjë gisht ish-ministri në historinë e dosjes Habilaj. Por të bën përshtypje se kur deklaron  i bindur se është lojë politike, atëhere pse nuk e mbrojnë deri në fund dhe duke e patur brenda radhëve të tyre politike si deputet dhe kryetar të PS-së së Tiranës? Pse e hodhën në tregun e lirë të gjuetisë politike, kur janë të bindur se nuk asnjë faj apo shkelje ligji?

Apo mos kryeministri di me tepër për dosjen Habilaj dhe nuk thotë atë që di e mendon për Tahirin?! Apo nuk e di se çka “thesi” i prokurorisë italiane?

Nëse kanë shok dhe kanë bindje se nuk ka asnjë fakt që e implikon, atëhere duhej që PS-ja ti gjendej hapur e krahë për krah në ditët e tij më të vështira të jetës.

S.P.

SHKARKO APP