Alarmi nga shërbimet sekrete.Po përgatiten sulme terroriste nga ISIS
Shteti Islamik është duke u përgatitur që të kryejë sulme në shkallë të gjerë në Evropë të ngjashme me ato të vitit të kaluar në kryeqytetin francez, Paris. Ky është paralajmërimi i kreut të “Europol”, Robainëright, i cili thekson se Shteti Islamik në mënyrë aktive është duke e përqendruar vëmendjen e saj në kryerjen e këtyre sulmeve në Evropë, shkruan “The Guardian“.
“Interpol”-i thekson se, në shënjestër të sulmeve do të jenë të ashtuquajturit “objektiva të lehta”, për shkak të impaktit që gjenerojnë.
Raporti sugjeron gjithashtu se, refugjatët që largohen nga Siria dhe vende të tjera në drejtim të Europës mund të jenë të prirur për rekrutim. “Është e vërtetë, ka raportime se qendrat për strehimin e refugjatëve po vihen në shënjestër të rekrutuesve të Shtetit Islamik”, thuhet më tej.
Komentet e tij, janë bërë në një takim të ministrave të brendshëm në Amsterdam. Aty ministri i Brendshëm i Francës tha se terroristët islamikë kishin planifikuar për të sulmuar një tjetër koncert në Paris dhe të kryenin një vrasje masive në rrugët e kryeqytetit.
Bernard Cazeneuve ka mbrojtur vendimin e qeverisë për të ruajtur gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas të shtënave dhe shpërthimeve nëpër Paris, më 13 nëntor, që lanë 130 persona të vdekur, duke përfshirë 89 në sallën e koncerteve Bataclan.