Polici dhe protestues në Kosovë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës

Policë nga gjithë rajonet e Kosovës tanimë janë në Prishtinë, ku numri më i madh i tyre ka rrethuar Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, simpatizantë të opozitës nga disa komuna janë nisur drejt Prishtinës për në protestën e orës 10:00, siç kanë thënë ata kundër marrëveshjeve të dëmshme, kundër qeverisjes antikushtetuese dhe kundër zgjedhjes se Thaçit president.





Policia i ka vendosur mjetet e blinduara përballë protestuesve për të qenë në gjendje gatishmërie në rast të eskalimit të situatës.

Forca të shumta të policisë “blindojnë” Kuvendin

Dita e sotme pritet të jetë më e “nxehta” sa i përket zhvillimeve politike që do të ndodhin.

Tashmë kanë mbetur edhe pak orë deri tek nisja e protestës së opozitës, dhe tri orë deri tek zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

Momentalisht shihen vetëm një numër i madh i njësisë speciale te policisë se Kosovës brenda rrethojave tëkuvendit, kurse numri i protestuesve është shume i vogël të cilët do te protestojnë sot për te pamundësuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

A do të jetë Thaçi presidenti i parë që zgjedhet nën tymin e lotsjellësit?

Me një protestë të paralajmëruar për orën 10:00, opozita sot do të mundohet që ta parandalojë, siç thonë liderët e saj, kontrabandimit e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit president.

Marrë parasysh se deputetët opozitarë kanë të drejtën e pjesëmarrjes në këtë seancë, Thaçi mund të jetë president i parë në botë që zgjedhet nën tymin e gazit lotsjellës.

Kryesia e Kuvendit ditë më parë paralajmëroi seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit sot në ora 11:00, në ndërkohë që një presion i madh kundër kësaj seancë është duke u përgatitur nga tabori opozitar, me aktivitete kundërshtuese brenda Kuvendit dhe protesta jashtë Kuvendit.

Mbrëmë u pa një numër i shtuar që iu bashkuan opozitës, ndërkohë që Hashim Thaçi, pretendenti për president, bëri thirrje që simpatizantët e tij, në rast zgjedhjeje president, të rrinë dhe të festojnë nëpër shtëpitë e tyre për të evituar dhunën në rrugë.

Thaçi, problemin nuk e ka vetëm me opozitën. Ai nuk i ka të sigurtë edhe votat e deputetëve të partisë me të cilën ka koalicion, LDK-së , si dhe Listës Serbe, e cila po ashtu është e përfshirë në këtë koalicion.

Megjithatë, Thaçi vazhdimisht ka thënë se marrëveshja e koalicionit do të zbatohet dhe ai do të bëhet president i Kosovës në mënyrë transparente dhe në bazë të afateve kushtetuese. (Bota sot)

SHKARKO APP