Forca të shumta policie, protestues dhe Lulzim Basha te Unaza e Re

Forca të shumta policie kanë rrethuar banorët protestues te Unaza e Re. Banorët kanë nisur protestën e tyre këtë të dielë, teksa në turmë ndodhej dhe lideri i demokratëve Lulzim Basha.

Lulzim Basha sulmoi egër kryeministrin Rama, i cili duhet të jetë në burg për aferat e tij korruptive këtu në Unazë te Re dhe kudo ku ai po qeveris me bandat, tha lideri opozitar.

“Qindra vogëlushë janë nën terror psikologjik. Shikoni këta qindra policë rreth nesh. Janë në kushte të vështira, por në vend që ti shërbejnë ligjit, po i shërbejnë një hajduti psiqik. Drejtësia e kapur dhe e korruptuar nuk ka filluar hetimet për Edi Ramën, që përmes parave të drogës shkeli ligjet amerikane.

Të lirë Damian Gjiknuri e Taulant Balla, i lirë Saimir Tahiri që e kthehu Shqipërinë në hambar droge. Në një vend ku kriminelët janë të lirë dhe baballarët që mbrojnë banesat e fëmijëve të tyre, nuk e ka vendin në Europë.

Luftojmë për fëmijët tuaj, për shenjtërinë e pronës, për kushtetutë e ligj”, u shpreh Basha.

Në vendngjarje janë shumë forca policie, ashtu sikundër ka pasur prezencë të shtuar policore në këtë zonë gjatë protestave të fundit.

Kujtojmë se policia ka arrestuar disa protestues, ndërsa disa prej tyre po mbahen në burg, nën akuzat se kanë bllokuar rrugën.

 

SHKARKO APP