Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Policia arreston vjedhësit e bagazhëve në aeroportin e Rinasit

Policia arreston vjedhësit e bagazhëve në aeroportin e Rinasit

Kryesore
E hënë, 12 Gusht 2024 13:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kishte ankesa se të vjedhin në aeroportin e Rinasit. Policia ka hetuar për disa muaj dhe ka kapur punonjësit e aeroportit.

Një punonjës i bagazheve në aeroportin e Rinasit është arrestuar nga policia, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një tjetër.  Leidjon Zeneli dhe Mehmet Sula akuzohen se kanë vjedhur shuma parash dhe bizhuteri nga bagazhet e pasagjerëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Para 6 orësh
Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga...

Para 8 orësh
Policia portugeze me qen dhe shkopinj gome çmonton kampet e protestës për strehim

Policia portugeze me qen dhe shkopinj gome çmonton kampet e protestës për strehim

Para 8 orësh

Zeneli është konstatuar pranë kontenierëve ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, teksa fshihte bizhuteri të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më tej, është kryer kontroll në hapësirën ku mbanin sendet personale, Leidjon Zeneli dhe Mehmet Sula dhe aty janë gjetur 1250 euro dhe bizhuteri të tjera, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.

Detaje nga policia:

PKK Rinas/Policia Kufitare, plan të detajuar masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë, nga bagazhet e pasagjerëve. Si rezultat i kontrolleve intensive, Policia Kufitare ka vënë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të vjedhjeve dhe ka nisur procedimi penal për tjetrin, të dy punonjës bagazhesh në aeroport.

Sekuestrohen një shumë eurosh dhe bizhuteri, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve. Në zbatim të një plani të posaçëm masash, të hartuar nga Policia Kufitare e PKK Rinas, me qëllim parandalimin e rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë nga bagazhet e pasagjerëve dhe zbardhjen e rasteve të kryera më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë konstatuar pranë kontenierëve ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, njërin nga punonjësit, shtetasin L. Z., teksa fshihte bizhuteri të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.

Më tej, është kryer kontroll në hapësirën ku mbanin sendet personale, shtetasi L. Z. dhe punonjësi tjetër i bagazheve, shtetasi M. S.. Aty janë gjetur 1250 euro dhe bizhuteri të tjera, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi L. Z., 19 vjeç, dhe është proceduar në gjendje të lirë, për të njëjtën vepër penale, shtetasi M. S., 24 vjeç, të dy banues në Krujë.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove dhe bizhuteritë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare e Rinasit apelon për të gjithë pasagjerët, që për arsye sigurie, paratë dhe sendet me vlerë t’i mbajnë në çantat e dorës, jo në bagazhet e stivës, pasi kompanitë ajrore nuk mbajnë përgjegjësi për to. Gjithashtu, fton të gjithë pasagjerët që të denoncojnë te punonjësit e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në njësinë fizike të Policisë së Rinasit dhe në numrin pa pagesë 112, çdo indicie që kanë për këtë paligjshmëri dhe për çdo paligjshmëri tjetër. Reagimi i Policisë për parandalimin dhe goditjen e tyre do të jetë i menjëhershëm.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.