Policia: “Ikni se po vijmë t’ju arrestojmë”! Ministri Xhafa duhet ta shkrijë “kupolën”, ndryshe….

Kjo që ka ndodhur mbrëmë, ku prokuroria për Krimet e Rënda ka firmosur katër urdhër arreste, dhe policia e shtetit i lajmëron që ikni, është e padëgjuar. Ka ndodhur në kohën e Berishës kur prokuroria firmosi urdhër-arrestet për drejtuesit e Gardës së Republikës pas ngjarjes se 21 janarit, por policia deklaroi se nuk i firmos! Edhe kjo është e paprecedent, por ama dihej autori i urdhërit politik. Ishte kryeministri Berisha. Ai doli dhe në konferencë shtypi. Por që të futen në zarf zyrtar urdhër-arrestet, me vulën ” Top-Sekret”, të dorëzohen në Policinë e Shtetit po në mënyrë sekrete si dhe me pas të lajmërohen ish-drejtuesit e policisë të cilët do arrestohen se “Ikni se po vijmë t’ju arrestojmë”, kjo nuk ka ndodhur. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, i cili duket se është i rrethuar nga njerëzit e Saimir Tahirit dhe të grupit Habilaj, duhet të tregohet i pamërshirshëm në këtë rast, pasi e gjithë përgjegjësia më pas do të bjerë mbi supet e tij. Ai ka kohën, shansin dhe integritetin që të shkrijë gjithë kupolën e Policisë së Shtetit dhe ta zëvëndësojë me të rinjë apo me eksperiencë, por të pa përzier në punët e pista të kohës së Tahirit. Natyrisht që në atë kupolë ka edhe drejtues profesionistë, por kur mësohet se në kohën e ish-ministrit Tahiri katër ish-drejtor policie në qarqe nuk jepnin llogari apo nuk pyesnin drejtorin e përgjithshëm, edhe kjo është për të dhënë alarmin.

Nëse e bën shpejt mund të ketë shansin të hyjë histori për Reformim të Policisë së Shtetit. Nëse jo, më mirë të jap dorëheqjen dhe të kthehet në parlament si deputet.

Mos merr mbi emrin tënd, përgjegjsinë, edhe të këtij rasti skandaloz!

Spiten Prulli

 

SHKARKO APP