Policia rrethon me autoblinda dhe tela me gjemba Parlamentin

Policia e Shtetit ka marrë masa ekstreme për seancën e sotme që do të zhvillohet në orën 17:00. Në rrugët e Tiranës, afër zonës së Parlamentit ditën e sotme janë parë të qarkullojnë dhjetëra mjete të rënda të policisë.

Fotot që qarkullojnë tregojnë se për herë të parë policia ka nxjerrë autoblinda që përdoren për shpërndarjen e turmave me ujë. Ndërkohë që oborri i Parlamentit është rrethuar me tela dhe mijëra forca policore do të jenë të pranishme gjatë protestës.

Lëvizja e mjeteve të rënda zakonisht është kryer gjatë natës, por duke qenë se seanca e sotme njoftua në mënyrë të papritur nga mazhoranca, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës janë vënë në lëvizje gjatë orëve të fundit.

Seanca e rregullt pritej të mbahej ditën e enjte, por pas vendimit të Gramoz Ruçit seanca u zhvendosë ditë e sotme.

Pas njoftimit të Kuvendit edhe opozita njoftoi zhvillimin e protestës së saj ditën e sotme. PD, LSI dhe gjithë partitë e tjera opozitare u kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë në sheshin para Kuvendit. Protesta e opozitës është thirrur në orën 17:00. Pjesëmarrja pritet të jetë masive.

VIDEO/Garda rrethon me tela me gjemba Parlamentin

https://www.facebook.com/elio.laze/videos/10157036984042760/

PD-LSI: Qytetarë, mblidhuni sot në ora 16.30 para parlamentit!

SHKARKO APP