Policia Rrugore: Heqje patentash dhe të arrestuar nga kontrollet në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore. Kjo me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Sipas raportit të policisë, gjatë javës që lamë pas, janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e patrullës. Qëllimi ishte shmangia e masave administrative për shkeljet e kryera.

Po ashtu, 4 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave. 24 shtetas janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 253 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. 6 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja. Këto makina i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Rama sjellë në Tiranë për zgjedhjet vendore Damian Gjiknurin, \"Mjeshtrin e Zgjedhjeve\". Mendoni se do ta ngrejë PS, Gjiknuri?