Policia sulmoi me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome artistët te Teatri Kombëtar
Policia ka ndërhyrë këtë mbremje, me dhunë, që të largojë prej Teatrit Kombëtar qytetarët të cilët janë mbledhur në mbështetje të artistëve. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome ndaj artistëve si dhe qytetarëve që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Artistët kanë hyrë që para dite brenda godinës së Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar prishjen e tij. Policia ka rrethuar godinën dhe nuk lejon që asnjë qytetarë të afrohet në godinë. Ndërkohë policët kanë marrë urdhër që të mos lejojnë futjen në godinë të ujit dhe ushqimeve për artistët të cilët janë të ngujuar. Po kështu u janë stakuar energjia elektrike artistëve dhe protestuesve që janë në Teatër.
Një mënyrë shumë e poshtër e shtetit ndaj artistëve dhe njerëzve. Ndërkohë në ora 22.03 njoftohet se policia largohet nga godina e Teatrit. Manovër se gjoja ikën dhe për tu kthyer në mesnatë fshehurazi e për ti gjetur në befasi që ti largojë nga salla e Teatrit?