Meta:Politika për drejtësinë,si tifozët e Tiranës dhe Partizanit për Kombëtaren

Politika shqiptare duhet të gjejë forcë dhe të bashkohet për reformën në drejtësi, ashtu siç bashkohen e fanatiksat e Tiranës dhe guerrilasit e Partizanit për kombëtaren Shqipëtare.

Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë nga kreu i LSI, Ilir Meta, duke i kërkuar klasës politike të dalë mbi interesat e ditës dhe përbushë detyrimet ndaj të ardhmes së europiane të vendit.

l2

Meta: “Meqenëse jemi para kampionatit në Francë, t’u urojmë suksese.Kur luante Shqipëria me Danimarkën vajza ime e vogël ishte shumë nervoze se kishte hall se mos hanim gol nga Danimarka. Dhe unë u shqetësova sepse ajo ishte në një stres të paparë. Sa herë merrnin topin danezët çohej në këmbë. Dhe i them se pse shqetësohesh kaq shumë. Më tha se dua që Shqipëria të shkojë në Francë. Po pse Shqipëria duhet të shkojë në Francë? Që Shqipëria të bëhet e famshme. Unë mendoj që Shqipëria është bërë e famshme në futboll falë punë dhe përkushtimit të lojtarëve tanë dhe trajnerit tonë Gani Abazi, Federatës, tifozëve. Politika duhet të bashkohet për çështjen e reformës në drejtësi siç bashkohen ultrasit e Tiranës me guerrilasit e Partizanit kur loz kombëtarja.Të gjithë e presin reformën në drejtësi si një mundësi për të mbështetur Shqipërinë, por dhe mundësi për të treguar në këto kohë të vështira të zgjerimit të BE që ka mundësi që proçesi i zgjerimit të përparojë qoftë dhe në një vend të caktuar si Shqipëria, por për këtë gjë na duhet të bëjmë një sforcim. Në fakt është detyrim”.

Meta tha se çdo vonesë e bën më të vështirë edhe axhendën dhe kalendarin e hapave të mëtejshëm që vendi ynë duhet të bëjë në rrugën e anëtarësimit drejt BE.

IMG_1551

Meta: “Kur të gjithë mendojnë se reforma në drejtësi, pra paketa e ndryshimeve kushtetuese duhet të kishte kaluar më parë pasi prej kohësh është bërë debat i gjerë kemi vonesa të pajustifikueshme, të cilat janë shumë të rëndësishme. Nuk kanë të bëjnë vetëm me një kërkesë të prejkohshme të qytetarëve për një Shqipëri më të drejtë ku sundon ligji por edhe me të ardhmen  europiane të vendit tonë. Nuk mund të thuhet se çfarë ndodhi tre javë më parë dhe tre javë më vonë.Ne e dimë që edhe procesi i vendimarrjes në BE është bërë gjithnjë e më i veshtirë. Çdo vonesë e jona e bën më të vështirë edhe axhendën dhe kalendarin e hapave të mëtejshëm që vendi ynë duhet të bëjë në rrugën e anëtarësimit drejt BE, siç është marrja e rekomandimit nga KE për haopjen e negociatave dhe pastaj vendimi për hapjen e negociatave. Nuk ka të drejtë politika shqiptare të pengojë më tej këtë proces për të ardhmen e vendin tonë, në mënyrë të veçantë për të ardhmen e rinisë shqiptare. Të gjejmë forcat të reflektojmë nnë këto pak orë dhe ditë që kanë mbetur, në mënyrë që ne të dimë të tregojmë që pavarësisht nga dallimet e forta politike për një interes që ka të bëjë me qytetarët dhe të ardhmen e europiane të vendit tonë dimë të bashkohemi dhe dimë të reflektojmë”.

Meta foli për një Shqipëri më pozitive, e cila sipas tij mund të arrihet vetëm duke luftuar meskinitetin që  është kthyer në sëmundje.

l12

Meta: Të gjithë qytetarët shqiptarë janë dakort me ne që të gjithë duhet të angazhohen për një Shqipëri më pozitive, Shqipëri që shikon drejt të ardhmes dhe që punon për të ardhmen jo vetëm flet për të.Për një Shqipëri ku dominon fryma e bashkëpunimit dhe jo e konfliktit dhe e pengesave artificiale, dominon interesi publik, ai i vendit, të ardhmes dhe në veçanti i rinisë dhe jo i një Shqipëri ku dominon interesi i çastit, individual, egoizmi dhe meskiniteti i cili është kthyer sëmundje që duhet luftuar nga të gjithë përmes solidaritetit dhe bashkëpunimit. Shqipëria është një vend i bekuar, një vend ku ka hapësirë për të gjithë, diell për gjithë shqiptarët dhe atyre që u mongon, edhe ata në vendet e Euripës që kanë çdo gjë por diellin e kanë me shumë kursim.Padyshim një vend i tillë, mbi të gjitha me një rini të tillë nuk ka pse të mos jetë më pozitiv. Që të jetë një vend me një të ardhme më të ndritur dhe të prekshme kërkon një angazhim dhe bashkim më të madh të rinisë, si rruga kryesore e marrjes në dorë të fateve të vendit dhe fateve të saj. Kemi nevojë për një rini më të ditur, më të edukuar.

l7

l4 l6 l14 l1

SHKARKO APP