Poloni: Dy të vrarë nga raketa ruse. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se janë provokime

Dy të vrarë nga raketa ruse që goditën Poloninë. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki thërret një takim urgjent.

Nga dy raketa ruse që goditën Przewodow-in, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, u vranë dy vetë. Lajmi për goditjen e Polonisë, vend anëtar i NATO-s, u bënë të njohura nga një zyrtar i lartë i shërbimeve sekrete të SHBA-së si dhe nga mediat polake dhe ndërkombëtare.

Moska i quan raportet “provokime të qëllimshme”

Ministria e Mbrojtjes në Moskë i quajti deklaratat polake për goditjen e territorin e saj nga raketa ruse si provokime të qëllimshme.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi Ministrinë e Mbrojtjes sipas së cilës këto kishin lajme kanë për qëllim përshkallëzimin e situatës. Sipas Moskës nuk ka pasur sulme me armë ruse ndaj objektivave pranë kufirit polako-hungarez.

Takim urgjent

Zëdhënësi i kryeministrit polak Mateusz Morawiecki, Piortr Mueller, shkroi në Twitter se kryeministri ka thirrur në një takim urgjent ministrin e Sigurisë Kombëtare dhe ministrin e Mbrojtjes.

Kryeministrit polak Mateusz Morawiecki thirri në një takim urgjent ministrin e Sigurisë Kombëtare dhe ministrin e Mbrojtjes

Sipas agjencisë së lajmeve PAP, zëdhënësi Piortr Mueller paralajmëroi kundër përhapjes së informacioneve të paverifikuara.

Pentagoni po heton lajmet për goditjet me raketa

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po shqyrton njoftimet për raketat. Raportet e shtypit janë të njohura për Pentagonin, tha një zëdhënës në Uashington. Në këtë moment, megjithatë, ministria nuk ka asnjë informacion që mund t’i konfirmojë këto raporte. “Nëse mund të ofrojmë një përditësim, ne do ta bëjmë,” tha zëdhënësi sipas DW.

SHKARKO APP