Populli, pas thirrjes së Bashës, rrethoi Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë

Pas më shumë se dy orësh proteste para godinës së Kuvendit, deputetët e opozitës janë drejtuar drejt Kryesisë së Kuvendit. Thirrja për të shkuar drejt Kryesisë së Kuvendit është bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili deklaroi se në Kryesi do të bëhet dorëzimi zyrtarë i mandateve. Momentalisht Kryesia e Kuvendit mbetet e rrethuar nga populli.

Ndërkohë mediat raportojnë se në Kryesinë e Kuvendit ndodhej kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, por që ka ikur mënjëherë sapo turma u drejtua nga zyrat e Kryesisë.

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se ai do të jetë në mbështetje të protestuesve në luftën e këtyre të fundit kundër qeverisë. Në fjalën e mbajtur para protestueve, Basha tha se opozita nuk do ndalojë luftën e saj kundër qeverisë që, sipas tij, ka lidhje me krimin.

Kreu i PD i bëri gjithashtu thirrje policisë që të mos zbatojë urdhërat e të pandehurit të popullit, që është Edi Rama. Ai tha se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është vetëm fillim pasi ai do të shkojë para drejtësisë. Basha i bëri thirrje policisë që të ndalojë daljen e kryeministrit jashtë vendit. Basha duke iu drejtuar edhe nderkombetarëve, u kërkoi atyre që të mos i kërkojnë atë që ata nuk do e pranonin për popullin e tyre.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/329757764321869/

SHKARKO APP