Portale, deputetë dhe analistë që vdesin të fusin në sherr Metën me Ramën

Sot në parlament Edi Rama foli me qetë dhe pak me zbutur në raport me opozitën , sikurse dha shenja se me LSI dhe PDIU don të shkojë në bashkë në zgjedhje, paçka se një shpurë analistësh, portalxhinjsh dhe disa deputetë të PS turren që sa me shumë sherr mes Ramës dhe Metës, aq me të rëndësishëm duken sikur bëhen. Natyrisht Edi Rama mbetet ai, nuk rri pa thumbuar, me nerv apo pa nerv të tendosur. Por thënien e kryeministrit Rama e cila citohet si më poshtë, u munduan, me hile dhe djallëzi, t’ia faturonin Ilir Metës. Pra sikur Edi Rama sulmoi Ilir Metën. E verteta është se kryeministri sulmoi disa portale dhe analistë.

Ja se ç’tha Edi Rama:

“Përpjekja për t’u thënë shqiptarëve se pavaresisht te gjithave zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është një përpjekje e sponsorizuar, e paguar, e paguar mbi dorë apo nën dorë, e paguar me para apo me peshqeshe per te treguar nje te pavertete qe ne thelbin e vet eshte qesharake se nuk është opozita zyrtare ajo që prodhon lirinë, eshte liria ajo që prodhon opozitën. Nese do ishimk ne kushtet kur kjo qeveri do te kishte kufizuar lirine per te prodhuar opoziten, atehere me siguri sdo kishim cdo dite nje cader bosh qe mbushet dy here ne dite per shfaqeje televizive, por do kishim popullin ne rruget e Shqiperise”, tha Rama.

Në të vertetë gjithë këtë mllef Edi Rama duket se e ka për ca portale, gazeta dhe analistë. Natyrisht që prapë gabon kryeministri, edhe në këtë rast, pasi sejcili ka të drejtën e mendimit të tij. A jemi në një shoqeri të lirë? Por përpjekja për t’ia mveshur këtë togfjalësh masakrues të Ramës, sikur e ka për Ilir Metën, mbetet e kuptueshme dhe krejtësisht e poshtër. Nëse Edi Rama e thoshte këtë për Ilir Metën direkt apo indirekt, ai shënon fundin e qeverisë se tij për 24 orë. E njeh mirë Ilir Metën, ai dhe shumë si ai. E ka provuar Berisha dikur në kohën e duelit, e ka provuar Fatos Nano.

Mos e provoftë Edi Rama!

Ndaj gjithë maskarenjtë janë mbledhur, andej e këtej, po synojnë që ti fusin medeomos në luftë me njeri tjetrin dhe me pas të fërkojnë duart nga zjarri që del nga përplasja e kokave të tyre. Natyrisht që flitet për interesa meskine, grupazhi, biznesi; ata që duan përplasjen mes tyre. Po të ishte për parime, për kauza ,etj ia vlente ti përplasnim. Bile t’ju thyejmë kokat, të dyve. Problemi qëndron se duan për qëllime private, klanesh, miliarderësh, pisash, etj sherrnajën.

Por nëse duan të provojnë vetë brirët Rama dhe Meta, le ti provojnë. Berisha dhe opozita mezi pret. Por opozita duhet të fitojë nëse ka platformë të besueshme në zgjedhje e jo nga sherri Rama-Meta, i sajuar mjeshtërisht nga një miliarder që ha në shtatë tasa, majtas e djathtas.

SHKARKO APP