Prefekti i Lezhës nxjerr në facebook sms-të me deputetin “kaubojs” Ndocaj
Dy ditë pasi denoncoi se është kërcënuar me jetë nga vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, “kaubojsi” është sërish në telashe, por kësaj here me prefektin e Lezhës, Altin Jaku, për të cilin thotë se gjithashtu e ka kërcënuar.
Jaku ka postuar në faqen e tij në Facebook një pjesë të bisedës me sms me deputetin Eduart Ndocaj dhe pretendon se nuk e ka kërcënuar për asnjë moment.
“Me poshtë po ju dërgoj komentin e tij për të cilin behet fjalë, si dhe një pjesë të sms ku shihet qartë qe kemi qenë duke replikuar dhe asnjëherë nuk e kam kërcënuar. me jeshile janë fjalët e mija!”, shkruan prefekti Jaku në profilin e tij në Facebook, shkruan lapsi.
Zoti Kryeminister Rama! Beni mire t’i hidhni nje sy ketyre sms-ve te dy zyrtareve tuaj te larte ne qarkun e Lezhes, njeri deputet i PS dhe tjetri Prefekt i Lezhes. Lexoji dhe gjyko!