“Prehëri” dhe “prapanica” e Ramës
Edi Rama ka disa ditë që kërkon 71 mandate deputetësh për PS. Një e drejtë e tij, sidomos në ditë fushate elektorale. Edhe dy partitë e tjera kryesore PD dhe LSI synojnë mandatet e tyre për të qenë forcë e parë në këto zgjedhje. Pra kemi tre kandidatë për kryeministra në lojë: Edi Rama, Petrit Vasili dhe Lulzim Basha. Matematika zgjedhore përherë del e paparashikuar, ndaj lihet një shteg hapur, se nuk i dihet. Edi Rama ka filluar të thumbojë dhe të ironizojë se “nuk dua asnjë parti në prehër!”, duke shigjetuar majtas, sikur ka mbajtur ndonjë “fëmijë” duke qarë. Por dihet se LSI i dha mandatin e kryeministrit, pra i dha çelesin e shtëpisë kryeministrore. Ndryshe do ishte prapë në opozitë. Kërkesa e Ramës se e dua “timonin” vetë në dorë nuk jep besim, pasi ai shquhet për vendime ekstreme politike dhe “dashurie” mesnate politike, si me 17 maj. Përveçse nuk jep besim, Edi Rama nuk ka asnjë shans të marrë i vetëm qeverinë pas datës 25 qershor. Asnjë sondazh, qoftë edhe i Eduard Zaloshnjës, nuk e bën dot me 71 mandate, ndërsa Ilir Meta, pavarësisht nën hije presidenciale, ka theksuar se asnjë nga tre partitë kryesore nuk merr me shumë se 53 mandate deputeti. E thënë ndryshe PS dhe PD, asnjëra vetëm, nuk bën dot numrin 71. As vetë LSI. Ndaj do lind nevoja për koalicione. Por Edi Rama me mënyrën se si intrigon dhe ironizon që sot se “nuk dua asnjë parti në prehër” po ia mbyll vetes shtegun e numrit 71 pas zgjedhjeve si dhe mundësinë që mbajë çelesin e kryeministrisë.
Po, ka një mënyrë: Të vazhdojë pazarin e dashurisë se mesnatës se datë 17 maj. Data 17 maj është datë e LGBT. Por nëse shpëton nga “preheri” duhen ruajtur pjesë të tjera të trupit, nëse vazhdon kjo dashuri politike me PD!
Alban Mati
Shënim: Kushdo e merr këtë shkrim duhet të shënojë burimin nga e ka marrë (albanianews1.al), ndryshe të mos e botojë se do përballet me sanksione ligjore, pasi prek të drejtën e autorit.