Premtimet e Kryeministrit. Vasili: Edi Ramën e tallin keq edhe socialistët
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot për programin e qeverisë së re “Rama 2”. Në një postim në Facebook, Vasili thotë se kryeministri nuk përmendi asnjë shifër dhe nuk foli për mënyrën sesi do të realizohen projektet.
Vasili shprehet se kryeministri nuk bënë dot diferencën mes eurove dhe lekëve dhe për këtë fakt e tallin edhe vetë socialistët.
“Ky kryeministër me aritmetikë të gremisur. Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët.
Kur pyetet për bujqësine nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s’ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm?”,- shprehet Vasili në një koment në Facebook.
Kreu i deputetëve të LSI analizon projektet kryesore që prezantoi Edi Rama dhe i cilëson ato si premtime të lajthitura.
“E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjetikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s’kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin. E pyesin të ziun për ujërat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë. E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë”,- u shpreh Vasili.
Reagimi i kreut të LSI-s vjen pas seancës së zhvilluar sot në Kuvend, ku Edi Rama ju përgjij pyetjeve të deputetëve të LSI-së lidhur me programin e qeverisë së re.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
“Ky kryeministër me aritmetikë të gremisur. Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët.
Kur pyetet për bujqësine nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s’ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm?
E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjitikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s’kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin.
E pyesin të ziun për ujrat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë. E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë”.