Presidenca konfirmon: Meta në Kuvend, të hënën në orën 09:59

Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar se do të jetë në Kuvend për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor, në lidhje me qëndrimin për dekretin e tij për rrëzimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore. Ditën e sotme, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi sqaroi se kreu i shtetit do të jetë në Kuvend ditën e hënë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi shkroi se kreu i shtetit ditën e hënë (data 9) do të jetë në Kuvend, në një orar të përpiktë, madje 1 minuta para orarit zyrtar kur ai është kërkuar.

Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament. Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se: Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament”, shkruan Blushi.

Kuvendi vendosi të thërrasë Metën në Komisionin Hetimor më datë 9 shtator, orar ky i dakordësuar dhe nga Meta. Madje, Presidentit tha se mezi po priste që të kthej në Kuvend.

Plani hetimor që do të ndjekë maxhoranca, i miratuar nga komisioni, në thelb synon hetimin e shkeljeve të mundshme të Kreut të Shteti në lidhje me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, datë kjo që shkaktoi reagime të forta dhe përplasje mes subjekteve politike. Hapi i parë procedural që do të ndiqet është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.

Por OSBE/ODIHR deklaroi se votimet e 30 qershorit ishin jo ligjore dhe se kryeministri shkeli ligjin kur nuk publikoi ne Fletoren Zyrtare dekretin per 13 tetorin si date zgjedhjesh.

SHKARKO APP