Presidenti, apel para protestës: Shmangni dhunën, zgjidhja e krizës vjen përmes dialogut

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pak para nisjes së protestës së opozitës. Në një mesazh publik, Presidenti kërkon nga palët që të shmangin dhunën, duke theksuar se zgjidhja e krizës politike vjen përmes dialogut.

“Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”,- deklaron Presidenti.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, ILIR META

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”.

SHKARKO APP