Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët për Fitër Bajramin: Qoftë kjo festë ditë solidariteti për të gjithë
Presidenti Bajram Begaj përcjell një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Kreu i Shtetit uron që kjo festë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe mbarësi në çdo familje shqiptare, duke vlerësuar përkushtimin e besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit.
“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë”, shkruan Begaj.
Pas një muaji agjërimi dhe lutjesh, besimtarët myslimanë do të festojnë më 20 mars Fitër Bajramin. Namazi i Fitër Bajramit do të falet në sheshin “Skënderbej”, më 20 mars, në orën 06:30.
KOHA JONË SONDAZH

