Presidenti Begaj firmos dekretet për ministrat

Presidenti Begaj firmosi sot dekretet për ministrat. Dekretet i kalojnë Kuvendit ku dihet se PS ka shumicën dhe nuk ka asnjë shqetsim për votimin.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.

Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla;

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi;

Shkarkimin e Ministrit të Financave, Ervin Mete;

Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali;

Emërimin e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha;

Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu;

Emërimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj;

Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?