Presidenti Begaj takim me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, në fokus paqja dhe siguria

Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Begaj shkruan në platformën X se diskutimi u përqëndrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Po ashtu kreu i shtetit nënvizon edhe se i shprehu mirënjohje Guterres për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe për multilateralizmin.

”Ishte kënaqësi të takohesha përsëri me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, në margjinat e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Diskutimi ynë miqësor u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I shpreha mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe për multilateralizmin”, shkruan Begaj në rrjetin social ”X”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?