Presidenti Bujar Nishani thërret urgjent ambasadorin italian Kutilo
Presidenti Republikes Nishani do ti shkoje deri ne fund historise se pergjimit. Fakti qe Presidenti konfirmon se ai eshte pergjuar nga policia ne menyre te paligjshme pritet te sjelle stuhi ne politike. Kryeprokurori i Republikes Adriatik Llalla ka nisur hetim urgjent.
Konfirmimi i INTERFORCES italiane se në territorin e Shqipërisë u fut një pajisje përgjuese e tipit IMSI CATCHER ka çuar ambasadorin italian në ambjentet e Presidencës. Sipas ligjeve shqiptare futja e një pajisjeje të tillë dhe për më tepër, përdorimi i saj duhet të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Pikërisht për këtë skandal, ambasadori Kutilo u thërrit urgjent nga Presidenti Bujar Nishani. Sipas Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pajisja e përgjimit u përdor vetëm për trajnim dhe bën vetëm gjurmimin e numërave të telefonit.
Presidenti Bujar Nishani nga ana tjetër pretendon se është përgjuar. Flitet për 375 persona u përgjuan me këtë pajisje, sipas ish kryeministrit Sali Berisha. Dyshohet se janë përgjuar Presidenti i Republikës, Kryeparlamentari Meta, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe një numër politikanësh, por pa lejen e Prokurorisë. Përgjimi nuk është bërë Sigurinë Kombëtare apo për të luftuar krimin e organizuar, por thuhet për të marrë informacion për kundërshtarët politikë apo për të bërë shantazhe. Një ditë më parë në Kuvend ai i bëri thirrje autoriteteve italiane të reagojnë për këtë skandal.
“Meqë Interforca italiane ka pranuar ekzistencën e pajisjes, i bëj thirrje parlamentit italian, i bëj thirrje ministrisë së brendshme italiane, i kërkoj zyrtarisht autoriteteve italiane të hetojë në mënyrë të ghithanëshme këtë aferë strik korruptive, aferë që ka shkelur ligjet, Kushtetutën e këtij vendi, dhe të mbajë qëndrimin që i takon të mbajë në respekt të marrëveshjes ndërkombëtare, të mbajë qëndrimin që i takon të mbajë, në respekt të neutralitetit të detyruar të tyre ndaj palëve politike në Shqipëri.Nuk mundet kurrë të regjistrohet opozita as dhe presidenti republikës me një pajisje që vjen zyrtarisht nga shteti italian.
Ne kemi të dhëna për mënyrën e ardhjes së pajisjes, dhe për implikim të personave të tjerë në pajisje. Ne do i bëjmë të ditura ato në kohën dhe momentin e duhur autoriteteve të interesuar. Çështja duhet të zbardhet. Si një njëri që kam promovuar dhe kam bërë përpjekjet maksimale për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në luftën kundër krimit thirrja ime është miqësore, por është e domosdoshme që të bëhet një transparencë e plotë. Ne do japim kontributin tone” u shpreh Berisha.