Presidenti Meta: Çelja e negociatave, detyrim historik për ata që duan Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje klasës politike që të trajtojë me përgjegjësi maksimale procesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Në një mesazh në Facebook, Presidenti shprehet se klasa politike duhet të bëjë çdo përpjekje për të bërë të mundur marrjen e negociatave së bashku me Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë! Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.

Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut. Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.

Dje Holanda votoi pro çeljes së negociatave me Maqedoninë dhe kundër Shqipërisë. Ky votim është sinjali më negativ për ngadalësimin dhe shkëputjen e Shqipërisë nga procesi i integrimit.

Sot për këtë çështje s’ka pasur asnjë reagim nga Kryeministri dhe nga qeveria edhe pse është ngjarja më e rendë për procesin e integrimit.

SHKARKO APP