Presidenti: Do jem në sheshe proteste derisa të vendoset për referendum

Kreu i shtetit deklaroi sonte në konferencë shtypi se Kushtetuta u jep të drejtën qytetarëve që të thonë fjalën e tyre me referendum, por në 21 vite asnjëherë nuk u është dhënë mundësia. “Kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki derisa t’i kthejmë qytetarëve të drejtën e referendumit”,- tha kreu i shtetit duke ftuar qytetarët në 8 dhjetor në tubimin në Qytetin Studenti.

Kreu i shtetit tha se më 8 dhjetor nis një lëvizje e re për të drejtat e qytetarëve. “Nga sot presidenti është palë me popullin dhe referendumin dhe qytetarët të mos mbeten më në mëshirën e partive“,- tha Presidenti Meta.

Presidenti deklaroi për gazetarët se më 8 dhjetor nisë një epokë e re për të kthyer vëmendjen drejt qytetarëve dhe për të mos vijuar më lojërat me partitë.

Koha e partive politike ka mbaruar, ato nuk mund tu garantojnë më asgjë qytetarëve, por vetëm të bëjnë lojëra mes tyre”,- tha kreu i shtetit.

Më tej Presidenti Meta sqaroi se “Populli shqiptar në kushtetutën që ka miratuar me referendum me 22 nëntor 1998 ka vendosur në kushtetutë referendumin në nenin 150.

1.Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

  1. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.
  2. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

Unë si president i republikës kam vendosur që të pres në shesh dhe nuk do iki nga sheshi deri sa ti kthejmë popullit të drejtën e referendumit.  Dua ti them të gjithë klasës politike, jeni të pashpresë.

Pas disa vitesh këtu nuk do të ketë më shqiptar”.

SHKARKO APP