Presidenti fton Ramën në tryezë. Kryeministri refuzon dialogun

Presidenti Ilir Meta, në vijim të përpjekjeve për të zgjidhur krizën politike në vend dhe për të shmangur përplasjen civile me 30 qershor, i ka dërguar kreut të qeverisë një ftesë për takim.

Por kreu i qeverisë, në një mënyrë të paprecedentë për një politikan që kërkon të zgjidhë krizën, siç shprehet, pra Rama ka refuzuar ftesën e Kryetarit të Shtetit.

Një akt i turpshëm i kryeministrit.

Përgjigjen nuk e ka dhënë as në rrugë zyrtare, por në rrjetet sociale duke treguar jo vetëm mungesë serioziteti, por edhe papërgjegjshmëri për krizën që po kalon vendi.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!”,– shkruan Edi Rama në Twitter.

Në një tjetër postim në Twitter, Rama shkon dhe me tej në papërgjegjshmërinë e tij. Ai bën parashikim dhe hedh falle se çfarë ka ndërmend të bëjë kreu i shtetit. Ndërkohë ftesa e tij është në tryezë dhe nuk i kërkon të bëjë parashikime, por si një politikan i përgjegjshëm të mundësojë zgjidhjen e krizës.

E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres, edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej, se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor”, shkruan Rama.

Presidenca ka konfirmuar zyrtarisht ftesat e kreut të shtetit për dialog me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Në një reagim për mediat, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi bënë më dije se takimi me Bashën do të zhvillohet në orën 09:00. Gjithashtu, Blushi i është përgjigjur dhe deklaratave të Edi Ramës, i cili refuzoi takimin.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.  Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”,- shprehet Tedi Blushi.

 

SHKARKO APP