Presidenti i bashkohet Dom Gjergj Metës. I bëjnë jehonë Kardinal Troshanit

Dom Gjergj Meta ka ndarë me ndjeksit e tij në Twitter, një lajm të gëzueshem për Kardinalin Ernest Simone Torshina. At Meta shkruan se: ”Kardinali Ernest Simoni (Troshani) është bërë pjesë e teksteve mësimore në shkollat fillore italiane. Krenar për të”. Jehonës së Dom Gjergj Meta i është bashkuar edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka shpërndarë në Twitter postimin e Dom Gjergj Metës.

Ernest Simoni lindi në Troshan më 9 tetor 1928 në një familje katolike. Në moshën dhjetë vjeçare hyri ne Kolegjin Françeskan, ku qëndroi deri në vitin 1948 kur regjimi komunist i Enver Hoxhës mbylli manastiret gjatë një vale anti-fetare dhe persekutuese. Nga viti 1953 deri 1955 beri shërbimin ushtarak detyruar, pastaj më 7 prill 1956 u shugurua meshtar në moshën 28 vjeçare. Më 24 dhjetor 1963 u arrestua nga forcat autoritare komuniste, sepse kishte celebruar meshë për shpirtin e Presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy. U dënua me vdekje, por ky dënim u ndërrua në burg dhe punë të rëndë për 25 vjet. Ai u lirua pas 18 vitesh.

Që prej viteve 90, ai ushtron shërbesën e tij priftërore në shumë fshatra katolike. Më 21 shator 2014, ai takoi Papa Franceskun gjatë apostolike dhe i dëshmoi vuajtjet dhe torturat e tij nën regjimin komunist. U bë kardinal së bashku me gjashtëmbëdhjetë prelatë të tjerë në 19 nëntor 2016 nga Papa Francesku nën titullin Santa Maria della Scala.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?