Presidenti i PE, David Sassoli i del në mbrojtje futbollistit Elseid Hysaj pas sulmit nga ultrasit e Lazios

Pas sulmit të ultrasave të Lazios ka reaguar edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Ai ka mbështetur futbollistin shqiptar Elseid Hysajn.

Futbollisti i kombëtares shqiptare që luan në Itali u sulmua pasi këndoi kengën ‘’Bella Ciao’’.

Ultrasit e etiketuan Hysajn si një ‘krimb’ kurse ekipin e Lazios si ‘fashist’. Presidenti i PE, Sassoli e cilëson banderolën e ultrasve të turpshme e cila u vendos kundër futbollistit Hysaj.

  • foto galeri

Shefi i parlamentit europian shkruan tekstualisht: “Solidariteti im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i sulmuar nga ultrasit fanatikë, i quajtur ‘krimb’ në një banderolë të turpshme vetëm pse këndoi ‘Bella Ciao’ gjatë prezantimit në ekipin e ri. Kohët e fundit jemi mburrur me triumfin e bukur italian në Europian, ndaj është për të ardhur keq që ta prishim këtë atmosferë festive me shfaqje të intolerancës, që nuk duhet të kenë kurrë shtetësi në botën e sportit ose diku tjetër”.- shkruan Sassoli

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?