Presidenti i Senatit Amerikan priti në Washington kryeparlamentarin,Meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta u prit ne Washington DC nga Presidenti i Senatit Amerikan z. Orrin Hatch. Senatori Orrin Hatch i uroi mirëseardhjen në Washington Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë inauguruese të Presidentit 45-të të SHBA z. Donald Trump. Duke diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Senatori Hatch theksoi se Administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. 

Ne foto: Ilir Meta me Presidentin e Senatit Amerikan z. Orrin Hatch. S

“Kemi kënaqësinë që merrni pjesë në inaugurimin e Presidentit Trump. Administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. Në këtë kuadër duhet të rrisim bashkëpunimin në disa fusha si siguria dhe tregtia dhe Senati i Shteteve të Bashkuara e mbështet partneritetin në rritje mes dy vendeve”, theksoi Presidenti i Senatit Amerikan z. Orrin Hatch.

metaaaaaaaKryetari i Kuvendit z. Meta vuri në dukje se betimi i Presidentit Trump është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për SHBA por edhe më gjerë.

“Inaugurimi i Presidentit Trump është me rëndësi jo vetëm për SHBA por edhe në aspektin global. Besoj në një bashkëpunim në rritje për të ardhmen ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”, theksoi zoti Meta.

Zoti Meta theksoi gjithashtu angazhimi i SHBA është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë e rajonit.

 Ndërsa me parë Meta u takua në Washington me Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme në Kongres. Zoti Meta e uroi zotin Royce për rizgjedhjen. Bashkëbiseduesit shprehën vendosmërinë për forcimin e partneritetit Midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Në foto: Ilir Meta me  Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan

SHKARKO APP