Presidenti i SHBA Donald Trump takon zyrtarisht kryeministrin Edi Rama

Më në fund Edi Rama takon dhe bën foton e vitit me Presidentin e SHBA Trump. Gjatë sesionit të OKB kryeministri Rama ndodhet në SHBA dhe sot është takuar me Presidenti Trump. Siç duket edhe në foto palët janë të entuziazmuar, aqsa nuk duken shenjat e dikurshme të sulmit të kryeministrit shqiptar ndaj kandidatit presidencial Trump.

Kjo foto mbyll përfundimisht thashethemet se Edi Rama mezi shikohet nga Shtëpia e Bardhë. Edi Rama e arriti edhe këtë ditë: Foto me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Edi Rama ka dalë me bashkëshorten Lindën, kurse Donald Trump me Melanie Trump.

SHKARKO APP