Presidenti Ilir Meta takon ish-ministrin e PS, Elmaz Sherifin

Presidenti Ilir Meta ka takuar mëngjesin e sotëm ish-ministrin e PS-së, Elmaz Sherifin, i cili i ka dhuruar librin e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet se “Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim, koleg për një kohë të gjatë në politikë, ish-ministrin Elmaz Sherifi.”

Ndër të tjera, Kreu i Shtetit shkruan se ish-ministri Sherifi i ka dhuruar librin e tij “Shqipëria e panjohur”, ndërsa i shpreh mirënjohje për këtë punë kërkimore të trashëgimisë sonë institucionale.

Postimi i plotë i Presidentit

Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim, koleg për një kohë të gjatë në politikë, ish-ministrin Elmaz Sherifi.
E falënderoj shumë për dhurimin e librit të tij “Shqipëria e panjohur”, një studim mjaft i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920.
Mirënjohje për këtë punë kërkimore, që vjen si kontribut për të kuptuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe përgjegjshmërisë shtetformuese.??

SHKARKO APP