Presidenti Meta: Autorët e grushtit të shtetit do paditen në SPAK. Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen
Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat deklaroi sot se gjithë zyrtarët e përfshirë në tentativën për grusht shteti do të paditen në Prokurorinë e Speciale Antikorrupsion (SPAK).
“Bazuar në provat e djeshme që do t’i dorëzohen SPAK rezulton të jetë përfshirë Etilda Gjonaj dhe funksionarë të lartë, për llogari të skenarit mafioz”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.
Kreu i shtetit deklaroi se Ministrja e Drejtësisë e ka humbur besimin e tij si President i Republikës dhe pret që Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë si ish-ministre.
“Të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partneritetet ndërkombëtare u njohën dje me veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit flagrant të kryera nga institucionit të ministrit të Drejtësisë, lidhur me KED. Provat do ia dorëzojmë SPAK, ku rezulton se është përfshirë drejtpërdrejtë Etilda Gjonaj, por dhe funksionarë të lartë të këtij institucioni, në varësi të saj, në llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Gjonaj ka urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm të dërgonte për botim në Fletoren Zyrtare një vendim, që duhet botuar vetëm në faqen e Gjykatës Kushtetuese. Ministrja nuk ka asnjë rol të dërgojë aktet e KED për botim. Ka urdhëruar botimin pa ia kërkuar askush. Ministrja ka shpërdoruar detyrën, falsifikim dhe ndërhyrje e paligjshme në proces. Brenda ditës së hënë do depozitoj pranë SPAK kallëzimin penal ndaj ministres Etilda Gjonaj dhe jo vetëm”,- deklaroi Presidenti Meta.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në konferencën për shtyp, tha edhe se në botë ka Republikë pa Kryeministër por pa President nuk ka. Meta theksoi se dekretet e tij i mbështet populli shqiptar. ”Në Republikën e Shqipërisë ka shumë shqiptarë të ndershëm që shtiren si rilindas. Pasi sigurojnë bukën e gojës së fëmijëve. Jam i bindur se të gjithë qytetarët shqiptarë, atyre që u ka ngelur sado pak dinjitet shqiptari. Pasi jam i sigurt se shumica e tyre janë të dinjitetshëm, janë më presidentin e Republikës në këtë betejë për të mbrojtur integritetin e republikës, si vend garant për Kushtetutën. Ajo është gjakosur, përdhunuar kaq shumë. Do të jenë në 2 mars bashkë me presidentin e Republikës për t’i treguar këtij grupi kriminal dhe kësaj celule mafioze dhe në ministrinë e Drejtësisë, që ka bërë lajme të papara kur sekuestrojnë ndonjë makinë apo bëjnë sikur vrapojnë për të ndjekur paratë. Në mënyrë më skandaloze, ministria që duhet të japë shembull, që të zbatojë ligjin… Jam i bindur se dekretet e mia i respekton populli shqiptar. Ka Republikë pa kryeministër, por jo pa president. Mbi presidentin është gjykata dhe Kushtetuta, që janë të barasvlershme. Mbi kushtetutën është populli”,- tha Presidenti.
Pas denoncimit të Presidentit Ilir Meta ka ardhur reagimi i Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. “E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre! Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”,- shkruan Etilda Gjonaj në një reagim në Facebook.
E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!
— Etilda Gjonaj (@GjonajEtilda) February 21, 2020
LEXONI EDHE…
-
PD: Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. SPAK të nisë hetimet
-
Ylli Manjani: Të gjithë në PS e pranojnë që kanë shkelur Kushtetutën
-
Bushati: Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi
-
Deputeti: Gjonaj që nuk drejton dot as drejtorin e Burgjeve, akuzon Presidentin
-
SPAK bëjë arrestime për dosjen e Gjykatës Kushtetuese, falsifikimet janë haptazi kriminale