Presidenti Meta dekoron legjendat e sportit korçar

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në një ceremoni të veçantë në Korçë, disa nga legjendat e sportit korçar edhe atij kombëtar, të cilët kanë shkruar historinë më të ndritur të klubit “Skënderbeu” në të gjitha disiplinat.

Postimi i plotë i Presidentit, Ilir Meta në Facebook:

“Në “Parisin e vogël”, Korçën e serenatave, dashurisë, qytetarisë, arsimit dhe atdhedashurisë, pata nderin të vlerësoja sot disa nga legjendat e sportit korçar por edhe atij kombëtar, të cilët kanë shkruar historinë më të ndritur të klubit “Skënderbeu” në të gjitha disiplinat: futbollistin e shkëlqyer e të papërsëritshëm Teodor Vaso; golashënuesin e shquar Dhimitraq Xhambazi; portierin e “ajrit” Koço Dinella; trajnerin e papërtuar të atleteve shqiptare, Piro Kasati; kampionen e dimensioneve europiane dhe “mbretëreshën” e atletikës Pavlina Evro; simbolin e volejbollit shqiptar Tamara Nikolla dhe basketbollisten e jashtëzakonshme Zamira Koleci.
Shembulli i tyre është frymëzues për fëmijët e të rinjtë për të arritur rezultate të larta dhe për të qenë të suksesshëm, jo vetëm në sport, por edhe në jetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?